VIDEO/ Serbi puth flamurin shqiptar, tërbohen mediat serbe

VIDEO/ Serbi puth flamurin shqiptar, tërbohen mediat serbe

11:40, 03/02/2019
A+ Aa A-

Miroljub Petroviç ka lënë pa frymë Serbinë, pasi është shfaqur sot në mediat e Beogradit duke puthur flamurin shqiptar.

Pasi u gjet kohët e fundit në qendër të skandalit pas vdekjes së Slavço Petrovicit, i cili vuante nga kanceri dhe ‘trajtohej’ nga Petroviçi, ai tani ka goditur ndjenjat kombëtare të serbëve.

Petroviç ka komentuar marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve në mënyrën e vet, shkruajnë mediat serbe.

Duke ju drejtuar Dritan Abazoviçit, presidentit të Lëvizjes Qytetare të URA-s në Malin e Zi, i cili Gjergj Kastriot Skënderbeu e quajti ‘një famullitar në këtë rajon’, Petroviç paraqiti pikëpamjen e tij për marrëdhëniet mes dy popujve te hasmuar.

 ‘Gjergj Kastrioti ishte një njeri i madh dhe ata që e njohin historinë e dinë se ai ishte një shqiptar dhe serb, ashtu si unë dhe shqiptarët dhe serbët.

Unë e deklaroj veten publikisht se jam shqiptar dhe jam krenar për këtë, por nuk e mohoj origjinën time serbe..’ tha Petroviç në një video të re, në të cilën ai puth flamurin shqiptar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco