Greqia rrit pagën minimale, bëhet 650 euro

Greqia rrit pagën minimale, bëhet 650 euro

15:03, 29/01/2019
A+ Aa A-

Me duartrokitje është pritur deklarata e kryeministrit Tsipras në mbledhjen e kabinetit me anë të së cilës njoftoi se rrit për herë të parë pas 11 vitesh, pagën minimale mujore me 10.9%.

“Ju ftoj të miratoni propozimin tim që paga minimale mujore të rritet tashmë dhe të shkojë në 650 euro”, tha Aleksis Tsipras, kryeministër i Greqisë.

Sipas deklaratave të kreut të qeverisë rroga minimale shkon nga 586 euro në 650 €, për personat mbi 25 vjeç, ndërsa për ata poshtë kësaj moshe rritja është 140 euro në muaj.    

Nga kjo masë lehtësuese e miratuar edhe prej kreditorëve të vendit përfitojnë mbi 880.000 të punësuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco