Miratimi i marrëveshjes së Prespës, Zaev: Ne dhe grekët krenarë, shmangëm konfliktet

Miratimi i marrëveshjes së Prespës, Zaev: Ne dhe grekët krenarë, shmangëm konfliktet

13:20, 28/01/2019

“Qytetarët e vendit tonë dhe të vendit mik Greqisë mund të jenë krenarë sot. Kjo është gjenerata që përfundoi një konflikt pasigurie në Ballkan”. Kështu e përkufizoi Zoran Zaev rezultatin e marrëveshjes se Rrepës. Në një deklaratë për agjencinë greke të lajmeve kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se fituesit e Marrëveshjes janë të gjithë qytetarët e të dy vendeve, por edhe qytetarët e të gjithë rajonit.

“Fituesit janë edhe ata që e kundërshtuan marrëveshjen, sepse për ata gjithashtu vjen një epokë prosperiteti, paqeje dhe miqësie. Qytetarët të guximshëm zgjodhën për të hedhur poshtë hijet e së kaluarës dhe t’i japin Ballkanit një mundësi për stabilitet të ri politik, miqësi, zhvillimin ekonomik dhe modelin e integrimit.”

Kreu i qeverisë theksoi se Shkupi dhe Athina po ecin përpara për të bashkuar qytetarët e të dy vendeve.

Ndërkohë Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg, deklaroi për mediat se protokolli për hyrjen e Maqedonisë në NATO do të nënshkruhet në një kohë të shpejtë.

“Do ta nënshkruajmë protokollin inkuadrues në NATO dhe këtë mund ta bëjmë së shpejti. Për ratifikim do të duhet më shumë kohë, gjithçka varet prej 29 parlamenteve. Sapo ta nënshkruajmë protokollin inkuadrues, Shkupi do të ulet në tryezë.”

Ndërkohë Shkupi do të njoftojë zyrtarisht vendet anëtare të OKB se marrëveshja për emrin e ri është ratifikuar duke zëvendësuar emrin aktual zyrtar Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco