Tsipras i mbijeton mosbesimit, pritet ratifikimi i marrëveshjes së Prespës

Tsipras i mbijeton mosbesimit, pritet ratifikimi i marrëveshjes së Prespës

08:34, 17/01/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, dhe qeveria e tij i mbijetuan votës së mosbesimit të mërkurën, duke e shmangur kështu thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në votimin e bërë në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, Tsipras dhe qeveria e tij morën 151 vota pro të deputetëve dhe 141 kundër. Në total votuan 299 ligjvënës.

 Pas votimit, kryeministri grek tha se Parlamenti votoi në favor të stabilitetit.

"Parlamenti i dha besimin një qeverie që ka ndryshuar tashmë Greqinë dhe do të vazhdojë deri në fund të mandatit të saj të garantuar me Kushtetutë", shtoi kryeministri.

Alexis Tsipras nuk preferoi ti përgjigjet pyetjes nëse do të jetë e vështirë për të gjetur 151 deputetë për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës.

Votimi i sotëm i hap rrugë Parlamentit grek që të ratifikojë marrëveshjen me Maqedoninë për emrin e kësaj të fundit.

Ai e thirri votimin në parlament të dielën, pasi partneri i tij i koalicionit, Panos Kammenos, dha dorëheqje në shenjë proteste ndaj marrëveshjes.

Me marrëveshjen e arritur vitin e kaluar, Maqedonia është bërë Maqedoni e Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco