Zv.sekretari amerikan i Shtetit, Sullivan nesër për vizitë në Maqedoni

Zv.sekretari amerikan i Shtetit, Sullivan nesër për vizitë në Maqedoni

12:33, 17/12/2018

Zëvendës-sekretari i shtetit i SHBA-ve John Sullivan nesër do të qëndrojë për vizitë në Shkup.

Sullivan do të takohet me kryeministrin, Zoran Zaev, pas së cilës do të mbajnë konferencë shtypi në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Vizita e tij është në kuadër të turit nëpër disa metropole evropiane, mes të cilëve, përveç Shkupit, do t’i vizitojë edhe Bratisllavën, Vjenën, Sofjen, Sarajevën dhe Varshavën.

Sullivan është funksionari më i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili që nga viti 2001 vjen për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Në Shkup është planifikuar që Sullivan të bisedojë për çështjet rajonale, ndërsa sipas paralajmërimit nga Departamenti i Shtetit, edhe t’i inkurajojë autoritetet e Maqedonisë të vazhdojnë me reformat në vend dhe implementimin e Marrëveshjes së Prespës, nga qershori i këtij viti.

Gjatë vizitës së tij të shkurtër në destinacionet evropiane, zëvendës-shefi i Departamentit të Shtetit, gjithashtu do të takohet me personelin në ambasadat amerikane në secilin nga këto vende, si dhe me përfaqësues të bashkësive të biznesit, alumne të programeve amerikane për shkëmbim dhe shoqëri civile.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco