Paralajmërohen protesta të studentëve në Tetovë

Paralajmërohen protesta të studentëve në Tetovë

13:47, 15/12/2018

Disa studentë nëpër rrjetet sociale kanë shpërndarë një thirrje për protestë për të martën në orën 12:30, në sheshin “Iliria” në Tetovë.

Tani për tani, protestat nuk kanë organizator dhe kërkesat e tyre nuk janë preciize.

“Ka ardhur koha që t’i dalim zot vetes dhe kombit tonë, ka ardhur koha që të çohemi nga gjumi dhe të fillojmë ta rregullojmë vetë gjendjen tonë. Dimri është stinë e ftohtë. Arinjtë e shfrytëzojnë për gjumë. Por ne nuk jemi arinj. Ne nuk do të flemë këtë dimër.
Ky dimër për ne do të jetë shumë i nxehtë, sepse të gjithë së bashku do ta bëjmë atë që shumë gjenerata studentësh shqiptarë e kanë bërë para shumë vitesh e dekadash.

Lëvizjet studentore shqiptare në shekullin e kaluar kanë lënë gjurmë të thella në historinë tonë kombëtare, por edhe në kujtesën, ndërgjegjen dhe mentalitetin e gjeneratave të një pas njëshme shqiptare . Të kujtojmë sakrificën e dhënë nga gjyshërit e stërgjyshërit tanë, nga prindërit tanë, nga qindra vëllezër e motra që u flijuan me shpirt për ardhmërinë kryesisht për ne dhe gjeneratat pas nesh, për të sotmen tonë. Gjaku i derdhur nuk duhet të shkojë kot.

Situata në të cilën kalon arsimi shqip në Maqedoni nuk është cilësor dhe i nivelit të duhur. Nuk është aspak për të heshtur as ndaj gjendjes tonë si shqiptarë në “Maqedoni”. Shtylla kryesore e zhvillimit të një kombi është arsimi dhe ne këtë zhvillim NUK E KEMI dhe për këtë askush nuk na ka faj, kur fajtorët e vërtetë jemi ne vetë.

Prandaj, ka ardhur koha që fatin tonë ne si rini, studentë dhe si komb, ta marrim në duart tona.

Të mos i përsërisim gabimet që na kanë kushtuar shtrenjtë.

Të martën, më 18 dhjetor, prej orës 12:30 të gjithë tek Sheshi Iliria në Tetovë.

PROTESTO ME STUDENTËT ATO JANË ZGJUAR O TANI O KURRË!!”, thuhet në thirrjen e studentëve.

Protestat paralajmërohen pas kryengritjes masive të studentëve në Shqipëri, të cilët e kushtëzojnë kryeministrin Edi Rama qët’i përmbush kërkesat e tyre, për taksa më të lira, kushte dhe më shumë të drejta për studentët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco