Hoteli luksoz ku fjeti Gruevski pas arratisjes dhe ndërhyrja e Putin, te kryeministri Urban

Hoteli luksoz ku fjeti Gruevski pas arratisjes dhe ndërhyrja e Putin, te kryeministri Urban

10:27, 16/11/2018
A+ Aa A-

Arratisja e ish-kryeministrit të Maqedonisë është bërë ditët e fundit krye lajm në mediat e rajonit, por më së shumti në Hungari ku ai edhe ka pasur destinacionin e fundit. Ekipi i 1TV nga Budapesti ka dhënë disa detaje të pa dala më herët, duke raportuar se kryeministri hungarez Viktor Orban e mbron ish kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, me kërkesë të Rusisë.

Sipas kësaj media, natën e parë pas arratisë në Budapest, Gruevski e ka kaluar në hotelin luksoz në këtë qytet, “Korintia”, referohet gazeta Lajm.
Sipas disa analistëve hungarezë, nga kjo çyshtje do të varet se çfarë drejtimi do të marrë vendi, respektivisht nëse do të mbetet shtet evropian ose do të kthehet kah Rusia, sepse Orban e mbron Gruevskin pikërisht me kërkesë të Moskës.

Por sipas vlerësimeve të para, Gruevski, nuk do të mund të fitojë azil në Hungari, sepse ky vend nuk jep azil për banorë të shteteve ku nuk zhvillohet luftë dhe që janë sekulare. Në se Gruevski fiton azil, ky do të ishte vendim i kryeministrit Orban, vendim politik, e jo juridik, kanë komentuar analistët e atjeshëm.

Procedura e azilit politikë në Hungari, zgjatë nga 15 deri më 60 ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco