Anarkistët sulmojnë ambasadën kanadeze në Athinë, 10 persona ...

Anarkistët sulmojnë ambasadën kanadeze në Athinë, 10 persona ...

13:36, 21/10/2018
A+ Aa A-

10 anëtarë të grupit anarkist “Rubikon” kanë sulmuar bojëra me ngjyra dhe më sende të forta Ambasadën Kanadeze në Athinë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, të cilat kanë marrë filmimet e kamerave të sigurisë në mënyrë që të bëjnë të mundur identifikimin dhe kapjen e agresorëve.

Një reagim mbi ngjarjen ka ardhur edhe nga ministria e Jashtme greke, e cila e ka dënuar sulmin duke theksuar ndërkaq se akte të tilla nuk mund të influencojnë marrëdhëniet e shkëlqyera që kanë dy vendet.

Rouvikonas (Greqia për Rubikonin) u shfaq si grup në verën e vitit 2015 dhe ka kryer sulme të shumta të ngjashme mbi ambasadat e Iranit, Izraelit dhe Arabisë Saudite. Më e fundit, ishte ajo e prillit të këtij viti, ku rreth 15 anëtarë të “Rubikon” sulmuan konsullatën turke në Athinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco