VIDEO/ Vrasja e trefishtë në Dibër!Akoma nuk dihet motivi dhe autori

VIDEO/ Vrasja e trefishtë në Dibër!Akoma nuk dihet motivi dhe autori

18:14, 28/08/2018
A+ Aa A-

Viktimat e vrasjes makabër që tronditi Dibrën janë bashkëshortët Pocesta, Nazmija 53 vjeçe, Amiti 54 vjeçar si dhe vajza e tyre 14 vjecce, Anila. Fati në këtë tragjedi ka qenë që dy fëmijët e tjerë në momentin e vrasjes nuk kanë qenë në shtëpi, në rrugën “1 Maji” në Dibër. Ata janë më të mëdhenj në moshë dhe gjenden në Itali për punë.

Banorët e Dibrës shprehen se familja Pocesta njihet si familje e qetë dhe e respektuar, dhe se vrasja i ka befasuar të gjithë. Familjarët e tyre sqarojnë se trupat e të vrarëve janë gjetur thuajse 24 orë pas aktit. Pasi ata nuk ishin paraqitur në një aheng dasme, të afërmit e tyre kanë shkuar në shtëpinë e tyre. Kanë vparë se një prej dritareve është e hapur, nga ku janë ngjitur me shkallë për të parë pamjen e tmerrshme.

Jozyrtarisht nëpër çarshinë e Dibrës flitet se vrasja është kryer nga një i afërm i familjes Pocesta dhe si arsye pretendohet të jetë një mosmarrëveshje familjare për pronat, respektivisht për një rrugë që kalonte pranë shtëpisë së tyre. Nga policia nuk konfirmojnë se kush e ka kryer vrasjen por thonë se i dyshuari është në arrati dhe po e kërkojnë atë.

‘Tani për tani, një autor i panjohur ka shtënë në drejtim të çiftit dhe vajzës së tyre 14-vjeçare. Vrasja është kryer me armë zjarri pistoletë nga autori deri më tani i panjohur. Po ndërmerren masa të gjera për të gjetur kryerësin, gjegjësisht zbardhjen e plotë të rastit. Besoj se së shpejti do të gjendet autori i vrasjes dhe do të dalë para drejtësisë “- tha Stefan Dimovski, zëdhënës i MPB-së Ohër.

Në 100 vitet e fundit kjo është vrasja e parë e tillë në Dibër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco