Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Eurozona, kushte të vështira për Kroacinë, Bullgarinë dhe Rumaninë

Eurozona, kushte të vështira për Kroacinë, Bullgarinë dhe Rumaninë

08:49, 19/07/2018
A+ Aa A-

Objektivat për vendet e Europës Lindore që synojnë euron janë vështirësuar. Bullgaria është vendi i fundit ish-komunist që synon të adaptojë valutën dhe ka marrë pëlqimin e BE javën e kaluar që të vazhdojë përpjekjet. Megjithatë, vendi u detyrua që t’i nënshtrohet rregullave më të ashpra.

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë bërë të ditur se rregullat e reja më strikte do të aplikohen edhe kur Kroacia dhe Rumania të ndjekin të njëjtën rrugë.

Bullgaria përputhet me kriteret formale për adaptimin e euros dhe synonte që të hynte në fazën pritëse, të quajtur Mekanizmi i Kursit të Këmbimit (ERM2), gjatë kësaj Vere.  Megjithatë,  pas vështirësive me borxhin e Greqisë dhe skandalet e pastrimit të parasë nga pjesëmarrësit e rinj në euro si Letonia, Bashkimi Europian, nuk kërkon të rrezikojë, shkruan Scan.tv. Duke shtuar irritimin e Qeverisë bullgare, kërkesa shtesë përfshijnë bashkëpunimin me unionin bankar të Bashkimit Europian dhe hapa për të frenuar korrupsionin. Sipas analistëve, çështjet e lidhura me mbikëqyrjen bankare dhe konvergjencën institucionale, kanë marrë rëndësi në pranimin e anëtarëve të rinj në klubin e euros.

Kushtet e reja për pranimin do të aplikohen edhe për Kroacinë, që përsëriti javën e kaluar se synon të nisë periudhën parapërgatitore që zgjat 2 vite, deri në 2020-ën.  Edhe Rumania nuk është shumë larg me planet e veta.

Një tjetër shqetësim për të 3 vendet është hendeku i pasurisë, krahasuar me vendet perëndimore të Bashkimit Europian. Blloku i ka bërë thirrje Bullgarisë, anëtarit më të varfër, që të sigurojë një konvergjencë të qëndrueshme ekonomike. Kushtet e reja tregojnë se Bashkimi Europian ka nxjerrë mësime në të shkuarën, ndërkohë që Eurozona pritet të zgjerohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco