Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Do shuante zjarrin në një banesë, aksidentohet zjarrfikësja, plagosen tre persona

Do shuante zjarrin në një banesë, aksidentohet zjarrfikësja, plagosen tre persona

14:29, 18/07/2018
A+ Aa A-

Tre zjarrfikës nga Njësiti territorial zjarrfikës në Qytetin e Shkupit janë plagosur pasi automjeti i tyre është rrokullisur në lagjen Maxhari të Shkupit, tek Trianglla.

“Zjarrfikësat urgjentisht janë transferuar në Qendrën e urgjenvës spitalore, në gjnjë jo të rëndë dhe po u bëhen analizat të detajuara”, ka thënë për MIA komandanti i Njësitit të zjarrfiksave në Qytetin e Shkupit, Zvonko Tomeski.

Ekipi është dashur të intervenojë në zjarrin e një shtëpie në fshatin Haraçinë. Atje është dërguar ekip tjetër. Nga flakët është përfshirë shtëpi në Haraçinë prej 200 metra katrorë, kulmi dhe njëri kat.

Automjeti i zjarrfiksave është rrokullisur nga arsye deri tani të panjohura. Në vijim është hetimi në vendin e fatkeqësisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco