Fitorja e Zvicrës në Rusi, Vuçiç: Shqiptarët na….. do

Fitorja e Zvicrës në Rusi, Vuçiç: Shqiptarët na….. do "ndeshemi" në Bruksel

17:07, 23/06/2018
A+ Aa A-

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha pas ndeshjes së mbrëmshme me Zvicrën se futbollistët shqiptarë provokuan kur menduan të festojnë me shqiponjë golin e realizuar, por pavarësisht kësaj tha se ishte krenar për reagimin e tifozëve serb.

Reagimi i tij erdhi pas fitores së Zvicrës kundër Serbisë në Rusi dhe festës së futbollistëve shqiptarë me shqiponjë në duar.

"Unë jam krenar për qytetarët tanë, sepse kombi ynë u bashkua në pikëllimin natën e kaluar dhe unë mendoj se vështirë se mund të ketë qenë ndonjëherë më i trishtuar. Por nuk e fyem asnjeri, ishim të trishtuar, sepse e duam vendin tonë dhe jo sepse urrejmë dikë tjetër. Ne do të mbështesim lojtarët tanë, ne besojmë në fitore në ndeshjen e ardhshme. Dhe nëse nuk fitojmë, do të vazhdojmë të duam. Nëse na urrejnë, na urrejnë për madhështinë tonë", tha Vuçiç.

Ai nënvizoi se ne do të presim për mundësitë e ardhshme dhe do të luftojmë për vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Sipas tij , do të kemi mundësi të vogël nesër në Bruksel. Të gjithë duhet të luftojnë në fushën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco