Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Zhduket 18-vjeçarja nga shtëpia, lë letrën për prindërit: Nuk dua të jetoj si çdo vajzë…

FOTO/ Zhduket 18-vjeçarja nga shtëpia, lë letrën për prindërit: Nuk dua të jetoj si çdo vajzë…

19:07, 21/06/2018
A+ Aa A-

Vetëm tri ditë pasi i kishte mbushur 18 vjeçe, Donjeta Cenaj, nga fshati Jagodë i komunës së Klinës, kishte dalë dhe ishte zhdukur nga shtëpia e saj. Ajo i kishte njoftuar prindërit përmes një letre se po largohej nga shtëpia për të filluar një jetë të re, e vetme. Ua kishte sqaruar se nuk po martohej, por po planifikonte të jetonte jetën që ajo e do, mirëpo pa dhënë ndonjë detaj se çfarë. E krejt në fund, u kishte thënë se i do shumë.

Donjeta është larguar mëngjesin e ditës së djeshme nga shtëpia. Prindërit dhe familjarët nuk dinë asgjë për vendndodhjen e saj. Prindi i saj, Lumni Cenaj, e ka raportuar vajzën të zhdukur në polici.

Për Gazetën Express, Lumni Cenaj, vajzën e tij e përshkruan si të qetë, shumë serioze dhe të vetëdijshme. Ai thotë se Donjeta ka dalë rrallë në qytet dhe nuk ka qenë shumë e shoqëruar, pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar duke shikuar filma dhe seriale në laptopin e saj.

Donjeta nuk shkonte në shkollë pasi ajo vitin e kaluar bashkë me familje ishte kthyer nga Gjermania dhe këtu nuk kishte mundur të regjistrohej në gjimnaz.

“Donjeta ka qenë në shkollë deri në klasën e shtatë këtu në fshat. Ne kemi shkuar në Gjermani në vitin 2014, atje ka kryer edhe tri vite shkollë. Jemi kthy vitin e kaluar në muajin tetor, kom tentu me regjistru në gjimnaz, po skom mujt. U kanë shumë e vetëdijshme, e qëte, serioze”, thotë prindi i saj për Gazetën Express.

Ai thotë se vajza e tij s’ka bërë fjalë me askënd, ndërsa para tri ditësh më 18 qershor i ka mbushur 18 vjet.

“Ajo nuk ka shku askund, shumë rrallë ka dalë në qytet. Ka nejt te shpija në laptop të vetin. Ka kqyrë filma, seriale, nashta ka shkru edhe me dikon nuk e di. Ka qenë shumë serioze”, thotë Cenaj.

Rastin e ka raportuar edhe në polici. Driton Rugova nga policia rajonale e Pejës ka konfirmuar rastin për Express.

“Prindi ka raportuar vajzën në polici, nga data 20 ajo nuk ndodhet në shtëpi. Janë njoftuar prokurori dhe njësitë e hetimeve që po merren me rastin”, tha Rugova.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco