Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Ivanov: Nuk do ndryshoj qëndrim për marrëveshjen me Greqinë, më shkarkoni

Ivanov: Nuk do ndryshoj qëndrim për marrëveshjen me Greqinë, më shkarkoni

11:39, 20/06/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov i ka bërë thirrje kryeministrit Zoran Zaev që të dorëzojë procedurën për shkarkimin e tij, duke shtuar se nuk do ta ndryshojë qëndrimin e tij për marrëveshjen me Greqinë.

“I bëj thirrje Zaevit që me dy të tretat e votave me të cilat duhet ndryshimi i Kushtetutës, menjëherë të ngrit procedurën për mbajtje të përgjegjësisë nga presidenti, gjegjësisht shkarkimit”, thotë presidenti Ivanov në një deklaratë të shkruar për media, si reagim i deklaratave të kryeministrit Zaev.

Ivanov thotë se qëndrimi i tij për marrëveshjen me Greqinë do të mbetet i njëjtë edhe përkundër siç thotë, kërcënimeve, presioneve nga kryeministri Zaev.

Përndryshe, sot pritet që deputetët në Kuvend ta ratifikojnë marrëveshjen me Greqinë dhe më pas e njëjta të dërgohet tek presidenti Ivanov, i cili ka të drejtën e vetos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco