Talat Xhaferri vizitë në Turqi, do të takohet edhe me Erdogan

Talat Xhaferri vizitë në Turqi, do të takohet edhe me Erdogan

11:30, 19/04/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi, sot në Ankara do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor Ismail Kahraman dhe me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Xhaferi do ta vizitojë edhe Meuzoleun e Ataturkut si dhe pjesën e cila ishte bombarduar gjatë përpjekjes për grusht shtet më 15 korrik të vitit 2016.

Dje, Xhaferi në aeroportin në Ankara u prit nga Ismail Burge, kryetar i Grupit interparlamentar për miqësi Turqi – Maqedoni me të cilin realizoi takim protokollar.
Në shoqërim të Xhaferit janë edhe nënkryetari i Kuvendit Vesel Memedi, kryetari i Grupit të deputetëve të Kuvendit për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë, Enes Ibrahim dhe anëtarin e grupit për bashkëpunim, Jusuf Hasani.

Turqia është demokraci parlamentare. Prejse është formuar si republikë në vitin 1923, Turqia ka zhvilluar traditë të gjatë të sekularizmit. Kushtetuta është akti më i lartë juridik në shtet dhe ajo i citon rregullat bazë të qeverisjes të së drejtës dhe organet e saj.
Marrëdhëniet diplomatike mes Maqedonisë dhe Turqisë janë vendosur në vitin 1992 kur Turqia e pranoi vendin tonë nën emrin kushtetues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco