Emri i Maqedonisë, mediat greke:  Koxias viziton Shkupin javen që vjen

Emri i Maqedonisë, mediat greke: Koxias viziton Shkupin javen që vjen

11:53, 13/03/2018

Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias më 22 mars, do të arrijë në Shkup për vizitë dyditore, njoftoi gazeta greke “Ta nea”. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, në tekstin me titull “Me një vonesë të vogël Koxias në Shkup”, gazetari shkruan se vizita konsiderohet si e rëndësishme, sepse bisedimet do të përqendrohen në “propozimet greke dhe si duket edhe propozimet adekuate të Shkupit” për arritje të një marrëveshje ndërkombëtare që do të jetë bazë për kompromis të mundshëm për emrin.

“Nikos Koxias më 23 mars do të takohet me kolegun e tij Nikolla Dimitrov, ndërsa, në natën paraprake do të ketë darkë të përbashkët. Nuk përjashtohet, që ministri grek i Punëve të Jashtme të ketë takime edhe me politikanë të tjerë nga vendi fqinj, por programi ende po formulohet. Rezultati nga bisedimet në Shkup do të jetë i rëndësishëm në prag të takimit të ardhshëm të planifikuar të Koxias dhe Dimitrovit me përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Methju Nimic”, shkruan “Ta Nea”.

Sipas gazetës, në fokus të propozimeve për të cilat do të bisedohet do të jetë edhe çështja me Kushtetutën dhe mënyrën e implementimit të marrëveshjes që të lejohet ndarja e datës për fillimin e negociatave inkuadruese me BE-në dhe ftesën për anëtarësim në NATO në Samitin

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment