Haradinaj: S'u ndieva mirë për emërimin e kunatit, por vështirë të privosh dikë nga puna pse ke lidhje famijjare Familja e Haradinaj, nëna, motrat, kunata

Haradinaj: S'u ndieva mirë për emërimin e kunatit, por vështirë të privosh dikë nga puna pse ke lidhje famijjare

12:04, 07/12/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur shefit të Grupit Parlamentar Glauk Konjufca i cili e akuzoi për punësime familjare, duke marrë shembullin emërimin e Liridon Dervishajt, drejtor i Fondit për Sigurime Shëndetësore, që është bashkëshorti i motrës së kryeministrit Haradinaj.

Në arsyetimin e tij, Haradinaj ka thënë se  nuk ka qenë në dijeni për emërimin e tij dhe për këtë është informuar në media, derisa ka shtuar se një individi i cili ka aftësi profesionale, nuk  mund ti mohohet e drejta e punës dhe të penalizohet për shkak të lidhjeve të tij familjare.

”E vërteta është se as nuk jam ndi mirë kur është emëru Liridoni i cili është burri i motrës teme Antigonës. E kam marrë vesh ne media, punon në sigurime gjatë, është bukur vështirë nga njëherë me ia privu dikujt mundësinë për një punë veç pse ke lidhje familjare”, është kundërpërgjigjur Haradinaj.

Ai mori shembull edhe vëllain e tij Daut Haradinaj dhe dajën Lah Ibrahimaj, të dy deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“E kam vëllain deputet, Dautin, sa ishim ne kijamet, thojshi shyqyr që jeni.. e kam pas dajën, i ka marrë votat”, u shpreh Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Landi07/12/2017 23:16

Drejtoret nuk u emerikan si ketu nga Rama !

fery07/12/2017 16:36

Brockulla , do te thoshte ambasadori Amer. Delawie , kryeminister . Po gjysma e puntoreve te RTK qe jane familjar tuaj a u punsuan edhe ata pa dijenine tuaj,.? Po ne PTK e media tjera te Kosoves ponjashtu sa familjar tuaj jane te punsuar..?Po ne bordet e Kosoves ,po ne UP , ne Qeveri te Kosoves etj .a u punesuan gjithe keta familjar e te afert tuaj pa dijenine tuaj..?Cudi kryeminister , pasi te jene punsuar gjithe ata persona dhe te aferm tuaj , ju ateher pasket marre veshe dhe ,njisoje edhe me ata s keni pase ca me ju bo, i pasket lone aty ku jane ngase , asnjerin nga ata nuk e suspenduat nga puna..por , ...!!

fery07/12/2017 16:30

Shto koment

Denonco