Vijon mobilizimi qytetar kundër qeverisë. Sonte pritet të mbahet protesta e 42-të masive, ku mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Protestës së mbrëmjes pritet t’i bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët kanë nisur udhëtimin drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar zërit të qytetarëve në shesh.
Ky tubim vjen pas një serie protestash të zhvilluara gjatë javëve të fundit, ku qytetarët kanë ngritur akuza ndaj qeverisë për keqqeverisje, korrupsion dhe krizën që ka prekur familjet shqiptare dhe se kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit.
Qeveria Rama është përballur së fundmi edhe me një tjetër skandal pasi dha 4 milionë euro nga fondi i rezervës për koncertin e Kanye West që pritet të zhvillohet ditën e sotme, në një kohë kur qytetarët përballen me vështirësi të përditshme, mungesë investimesh në shëndetësi, arsim dhe sektorë të tjerë jetikë.
© SYRI.net