Rama mbron Lucën me një portal anonim/ Strategjia okulte për të vendosur policimin digjital

Rama mbron Lucën me një portal anonim/ Strategjia okulte për të vendosur policimin digjital

09:44, 11/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama e nisi ditën sot duke mbrojtur sërish Gjergj Lucën e tij pasi vlerësimeve negative ndaj bizneseve të tij.

Për të mbrojtur Lucën, Rama përdori shkrimin e një portali anonim, të krijuar vetëm së fundmi dhe që shkruan në anglisht kryesisht me pseudonime.

“Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital mbi sipërmarrjet mikpritëse në kulmin e sezonit. Artikulli i Tirana Examiner shpjegon se si një organizim i motivuar politikisht u kthye në agresion ekonomik kundër vendit dhe familjeve që jetojnë me turizmin”, shkruan Rama, duke bashkangjitur shkrimin.

Por vetëm para dy ditësh, BIRN publikoi një analizë të gjatë se si propaganda qeveritare e Edi Ramës po përdor artikuj me emra të trilluar për të sulmuar protestën.

Kjo strategji okulte duket se konfirmon denoncimin e kreut të opozitës, Sali Berisha, një ditë më parë.

Sipas tij, ‘kjo fushatë gjoja kundër përshtypjesh të rreme negative është e organizuar nga narkoinstitucionet dhe patronazhistët për të sulmuar eksponentët dhe pjesëmarrësit e protestës’.

"Nën pretekstin e identifikimit të autorëve të këtyre përshtypjeve negative, kërkohet të gjendet një shkak për të vendosur një policim të plotë, digjital dhe masiv të veprimtarisë online të qytetarëve.

Edi Rama ka si qëllim kryesor kontrollin e komenteve të qytetarëve kundër tij dhe qeverisë së tij;

Me policimin digjital, po përgatitet terreni që ashtu siç bëri me TikTok-un dhe duke ndjekur shembullin e Ajatollahëve të bllokohen mijëra llogari dhe, po qe e mundur, rrjetet sociale në tërësi,” shprehet Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco