Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët më ditën e 41-të të protestës, kërkojnë largimin e Edi Ramës

SYRI TV/ Kavaja përkujton Josif Budon, në 36 vjetorin e rënies së dëshmorit të demokracisë

19:38, 10/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Me një ceremoni përkujtimore në qendër të qytetit, Kavaja nderoi 36-vjetorin e rënies së Josif Budos, dëshmorit të parë të demokracisë. Në aktivitet morën pjesë familjarë, përfaqësues të pushtetit vendor, drejtues politikë, qytetarë, të cilët vendosën kurora me lule pranë bustit të Josif Budos dhe të dëshmorit të kombit, Indrit Cara.

Nga SYRI TV

Kavaja përkujtoi 36-vjetorin e rënies së Josif Budos, dëshmorit të parë të demokracisë, me një ceremoni të organizuar në qendër të qytetit.

Në aktivitet morën pjesë familjarë, përfaqësues të pushtetit vendor, drejtues të Partisë Demokratike, Shoqata ‘26 Marsi’ dhe qytetarë. Kryetari i Bashkisë, Fisnik Qosja, vlerësoi figurën e Josif Budos si simbol të sakrificës për demokracinë.

Më pas, kryetari i Shoqatës ‘26 Marsi’, Tahir Okshtuni dhe kryetari i Partisë Demokratike, dega Kavajë, Rudin Hylviu, nderuan figurën e dëshmorit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike.

Ceremonia u mbyll me vendosjen e kurorave me lule pranë bustit të Josif Budos dhe të dëshmorit të kombit, Indrit Cara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco