Mijëra qytetarë u mblodhën sot para kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen. Në ditën e 35-të të resistencës të ‘revolucionit të flamingove’ në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’erdhën të rinj, familjarë me fëmijë, studentë, burra, gra nga e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm. Shumë shqiptarë kanë ardhur nga diaspora, Kanadaja, SHBA, Anglia, Gjermania, Italia për të kërkuar në shesh largimin e kryeministrit Rama, njeriut i cili i dëboi dhe i bëri të pamundur jetën në Shqipëri.
Syri sjell pamjet nga lart që tregojnë lumin e qytetarëve që mbushën të gjithë bulevardin ku ndodhet dhe godina e kryeministrisë nga ora 19:00 – 22:00.
Ndërsa thirrjet e pandalshme dhe në kor të tyre ishte ‘Ju erdhi fundi!’ ‘Rama jepe dorëheqjen’
E pasi u bë natë, protestuesit ndriçuan me dritat e telefonit gjithë bulevardin.
Protesta e 35-të përkoi sot me ditëlindjen e kryeministrit dhe qytetarët sollën një tortë betoni, ku shkruhej ‘Shumë burgim për ty”. Kishte nga ato që sollën dhe një tortë prej vërteti ku mbishkruhej “Rama TQR”. Ata ndezën edhe një qiri me numrin 0, të cilin e frynë pasi kënduan refrenin “Rama jepe dorëheqjen.”
Më pas lumi i njerëzve vijoi drejt bllokut të sigurisë me thirrjet ‘Lironi Çunat’. Ata kërkojnë lirimin e 21 protestuesve të arrestuar në protestën e 2 korrikut.
© SYRI.net