Teksa dhjetra qytetarë denoncojnë dhunën policore jo vetëm në rrugë por edhe brenda qelive, për Avokatin e Popullit, Endri Shabani kjo dhunë ndaj qytetarëve nuk e shqetëson për të qenë në krye të detyrës.
Nga ambientet e bllokut të sigurisë tek 'Mine Peza' në Tiranë, qytetarët telefonuan numrin e vënë ne dispozicion nga institucioni i Avokatit të Popullit, por askush nuk denjoj të ngrinte telefonin për tu ardhur në ndihmë qytetarëve, pasi me taksat e tyre ky institucion paguhet pikërisht për këtë ndihmë.
Pas këtij denoncimi në Syri Tv, qytetarë, në kushtet e anonimatit kanë raportuar se Avokati i Popullit, Endri Shabani, as që nuk ndodhet në Shqipëri, pasi sot ka ikur për pushime në Palma De Majorka.
Syri TV publikon ekskluzivisht pamjet, ku duket Avokati i Popullit, Endri Shabani, teksa udhëton në qytetin turistik te Spanjës.
Eshte e drejte legjitime për këdo të bëjë pushime ku të mundet, por teksa qytetarët dhunohen prej ditësh, e sot është paralajmëruar një protestë kombëtare, për Avokatin e Popullit përparësi kanë udhëtimet e nuk e ndjen obligim të monitorojë e denoncojë dhunën ndaj qytetarëve.
Pas denoncimit të qytetarëve se Avokati i Popullit nuk ngrinte as telefonin, ky institucion nxitoi të reagojë se po kryente detyrat, por këto pamje nxjerrin edhe njëherë blof këtë institucion dhe vetë Endri Shabanin, që teksa qytetarët dhunohet ai zgjedh të shkojë në udhëtime turistike.
© SYRI.net