Nga Ilda Zhulali
Edi Rama e pagëzoi veten si “KUMBARI”, në një intervistë nervoze me Financial Times. Mendoi se po tregonte shenjë force, por u bë kryetitull i lajmit që bëri xhiron e botës.
Në të njëjten intervistë Rama pranoi për Financial Times se: “Pastrimi i parave është pjesë e ekonomisë sonë.” E tha në zyrën e tij, me pamje nga bulevardi ku qytetarët protestojnë çdo natë për më shumë se një muaj.
Dhe tani, vjen një tjetër lajm, këtë herë nga Kongresi Amerikan. Kongresmeni Joe Wilson, përmes një amendamenti, kërkon një raport zyrtar mbi narkotrafikun dhe rolin e qeverisë shqiptare në lehtësimin e tij. Kjo kërkesë, më së paku, do ta vendosë binomin narko-qeveri në tryezë diskutimi të hollësishëm në Kongres.
Tashmë Edi Rama ka 4 fronte përballjeje: 1. Rrugën, ku qytetarët i kërkojnë largmin çdo natë. 2. Median ndërkombëtare, që e ka pagëzuar me emrin KUMBARI. 3. BE, përmes kushteve për anëtarësim. 4. Dhe Uashingtonin, ku aleatët strategjikë po bëjnë atë që SPAK duhet ta kishte bërë prej kohësh dhe pa frikë.
Rama u tha “vafshi në djall” si protestuesve ashtu edhe gazetarëve e disa eurodeputetëve. Por në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, fjalët e forta s’e mbrojnë dot. Aty vlejnë vetëm të dhënat e dokumentuara, si rasti “McGonigal”.
Vera do të kalojë. Por presioni ndaj Ramës nuk do të mbyllet me gushtin. Edi Rama sapo e mësoi këtë edhe përmes Joe Wilson.
© SYRI.net