Opozita e opozitës/ Berisha: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

12:40, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Berisha u shpreh se opozita po zhvillon protesta të vazhdueshme dhe se ato, sipas tij, përfaqësojnë angazhimin real të demokratëve në terren, edhe kur nuk shoqërohen me simbolet partiake.

Ai theksoi se pjesëmarrja në këto protesta është e gjerë dhe e qëndrueshme, duke i cilësuar thirrjet për veprime më radikale si të shkëputura nga idealet rinore dhe qytetare.

Kreu i PD-së  kritikoi gjithashtu disa zëra që, sipas tij, përpiqen të vendosin një barazim mes qeverisë dhe opozitës, duke i cilësuar këto qëndrime si “opozita e opozitës” dhe si përpjekje për të dobësuar frontin opozitar.

Ai shtoi se këto reagime nuk burojnë nga ideale politike, por nga interesa të ngushta dhe të ndikuara nga grupe që ai i lidh me ndikimin e George Soros.

Xhimi Kodrej: Vetëm një pyetje Doktor. Ne demokratët kur do bëjmë protesta apo t’i lëmë të na ofendojnë Berisha në burg, Edi Rama në burg? Ky ka kry punë.

Sali Berisha:

Faleminderit për pyetjen. Demokratët të gjithë janë në protestë. Dhe në këtë protestë marrin pjesë qindra dhe mijëra demokratë në mënyrë të vazhdueshme.

Dhe unë mendoj se ka qenë vendimi më i drejtë që ata kanë marrë. Nuk kanë shkuar me simbole të partisë, kanë shkuar si qytetarë, si demokratë.

Për sa u përket sloganeve, ka disa momente, nuk kanë asnjë lidhje me idealet e vërteta rinore qytetare.

Janë slogane klithma mjerane të opozitës së opozitës, me të cilat ajo duke krahasuar Edi Ramën me Sali Berishën, duke krahasuar dy të pakrahasueshme në mënyrë absolute në çdo aspekt, kërkon të zbusë pozicionin e Edi Ramës.

Kërkon gjithashtu të nxisë qorrsokakun për leverdi të opozitës së opozitës.

Nuk ka në historinë e botës kush të protestojë kundër opozitës dhe qeverisë njëkohësisht. Të barazojë qeverinë me opozitën.

Këto janë të gjitha dufe dhe mllefe të atyre që hyjnë në politikë si shërbëtorë të qeverisë dhe mendojnë se mund të spostojnë opozitën vigane, e cila kaloi një kalvar të papërsëritshëm në Evropë dhe u provua para shqiptarëve si opozita e vërtetë dhe e fuqishme e këtij vendi.

Ndaj dhe u ftoj ju, asnjë impresion nga ato klithma, mbështetje të plotë, pasi ato nuk janë britma që dalin nga idealet e të rinjve shqiptarë, qytetarëve shqiptarë, por dalin nga opozita e opozitës dhe grupe të vogla të armikut të egër të opozitës shqiptare, Xhorxh Soros, që paguan për to.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco