Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

‘Të pezullohen’, Hoxhaj: Erion Isai dhe Entela Çano falsifikuan dokumente për ndërtimin e rrugës...

19:05, 19/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në ‘Syri Digjital’, gazetari Julian Hoxhaj u shpreh se një nga problematikat më të theksuara në funksionimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri mbetet zvarritja e hetimeve dhe mënyra se si trajtohen zyrtarët e lartë publikë të cilët, pavarësisht akuzave, vijojnë të ushtrojnë funksionet e tyre deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Ai iu referua konkretisht rasteve të Erion Isai dhe Entela Çano, ndaj të cilëve rëndojnë akuza për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Hoxhaj theksoi se në disa prej këtyre rasteve kanë falsifikuar dokuemnta në realizimin e projekteve publike, duke përfshirë edhe ndërtimin e  rrugës Korçë–Ersekë, e cila është shoqëruar me parregullsi serioze në dokumentacion dhe zbatim teknik.

Sipas tij, fakti që këta zyrtarë vazhdojnë të firmosin kontrata dhe të ushtrojnë funksione publike, pavarësisht se janë nën hetim apo të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme, përbën një problem të rëndësishëm institucional. Ai shtoi se kjo situatë ngre pikëpyetje mbi nevojën që, në rastet e akuzave të rënda ndaj funksionarëve të lartë, të aplikohet pezullimi i detyrës deri në një vendim përfundimtar të gjykatës, me qëllim garantimin e integritetit të administrimit publik dhe besimit të qytetarëve.

Pjesë nga deklarata:

Në përgjithësi, në çështje të caktuara problemi është pikërisht ngadalësia e hetimeve. Ka disa çështje të cilat, në këndvështrimin tim sepse ne jemi gazetarë sigurisht që prokurorët kanë procedura të tjera, procedura ligjore, shkëmbejnë dhe marrin shkresa zyrtare nëpërmjet postës, pra ka afate e të tjera e të tjera. Por nuk po i hyj procedurës së hetimit; dua të them që, në përgjithësi, afatet e hetimeve zgjaten dhe zvarriten deri në momentin, për shembull, që një subjekti të caktuar i mbaron mandati, apo është në fund të mandatit të tij, apo vepra penale për të cilën ai akuzohet nuk e çon atë menjëherë, po themi, përpara...

Pra, nuk ia ndërpret atij mandatin. Çfarë është e rëndësishme në këtë situatë? Erion Isai sot akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Janë pak a shumë akuzat për të cilat, në fakt, kanë shkuar në qeli shumë ish-kryebashkiakë socialistë, duke nisur që nga ish-kryebashkiaku i Bulqizës, ish-kryebashkiaku i Kukësit, ish-kryebashkiaku i Tropojës, apo shumë e shumë zyrtarë dhe kryetarë të tjerë bashkish, të cilët kanë kryer të njëjtat vepra penale.

Tani Erion Isai, pavarësisht se sot ka dy akuza, pra është marrë i pandehur, njësoj si shumë të tjerë kryetarë bashkish, do të vijojë të firmosë tendera publikë, do të vijojë të firmosë kontrata me subjekte private. Pra, ai është në krye të detyrës, pavarësisht se ligjet dhe konventat njohin prezumimin e pafajësisë. Në këndvështrimin tim, në këtë rast, unë e kam thënë dhe vijoj ta them se do të duhej që një zyrtari të lartë, në momentin që i ngrihet një akuzë nga Prokuroria e Posaçme, t’i pezullohet detyra deri në përfundim të gjykimit.

Ky është problemi i legjislacionit shqiptar dhe ky është problemi që kemi sot. Pra, prezumimi i pafajësisë është, në këndvështrimin tim, çështje e dinjitetit dhe moralit personal. Pra, që një i zgjedhur publik apo i emëruar publik, në momentin që i ngrihet një akuzë nga një institucion si Prokuroria e Posaçme, ka një betejë për të fituar, po themi betejën me të vërtetën dhe betejën me dinjitetin e tij personal.

Dhe në atë moment, ai zyrtar publik nuk mund të ushtrojë më funksione dhe nuk mund të jetë më në krye të detyrës, sepse akuza që i është ngritur nga Prokuroria e Posaçme është një akuzë shumë e rëndë, që e implikon atë edhe në vijimësinë e punës. Pra, për qytetarët ai është një njeri i pabesueshëm, sepse nëse e ka kryer një herë një vepër penale të supozuar, si shkelja e barazisë në tendera apo shpërdorimi i detyrës, ai mund ta kryejë atë në vijimësi, po themi, duke pasur parasysh që tashmë ka rrezikun potencial për t’u dënuar.

Prandaj, një i zgjedhur publik në Shqipëri nuk funksionon ende, po themi, institucioni i dorëheqjes. Në këtë rast duhet që me ligj të kushtëzohet vijimi i mandatit, sepse veprat penale... që të mos devijojmë dhe të bëjmë analizë juridike, por veprat penale për të cilat akuzohet Erion Isai janë vepra shumë të rënda, në këndvështrimin tim. Sepse Erion Isai, së bashku me Entela Çanon, së bashku me ish-drejtuesit e ARRSH-së, kanë vënë në rrezik jetën e qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë që përdorin sot rrugën Korçë–Ersekë.

Rruga Korçë–Ersekë është bërë pa projekt, është bërë me dokumente të falsifikuara, dhe për këtë nuk janë vetëm fakte që na serviren sot, të cilat ne i kemi denoncuar në muajin tetor dhe nëntor të vitit të kaluar, por rruga Korçë–Ersekë është një rrugë e cila është ndërtuar pa asnjë lloj parametri teknik, dhe këtë e kemi provuar nga fakti që kjo rrugë u shemb përpara se të inaugurohej, përpara se të përfundonte.

Dhe në këtë këndvështrim, në këtë lloj projeksioni, unë mendoj që Erion Isai dhe çdo i zgjedhur tjetër publik nuk duhet të lejohet të vijojë ushtrimin e detyrës së tij deri në momentin që gjykata thotë fjalën e fundit për veprat penale për të cilat ai akuzohet.

Po edhe me prokuroritë e vendeve homologe në Bashkimin Europian. Shiko, unë mendoj që kjo nuk është diçka e re. Të paktën për ne që kemi vite në Syri Televizion, të gjithë së bashku, gazetarë, media ku punojmë, kemi qenë pararojë e të gjitha këtyre denoncimeve. I kemi publikuar, i kemi denoncuar me fakte. Shqipëria narko-shtet nuk është një iluzion i krijuar apo një term i krijuar prej gazetarëve, qoftë shqiptarë, qoftë të huaj...

Ajo që mua më shqetëson është që, fatmirësisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol deçiziv në këtë proces. Pra, presioni i rritur pas ardhjes së administratës së dytë të presidentit Donald Trump ka bërë që sot të shohim këto rezultate, që sigurisht nuk janë meritë e drejtpërdrejtë e Prokurorisë së Posaçme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco