Deputetja e PD, Ina Zhupa paralajmëron për një masakër të vërtetë mjedisore, që sipas saj po ndodh me zonat e mbrojtura në vend, ndërsa plani për betonizimin e bregdetit po merr përmasa alarmante.
E ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv nën moderimin e Edvin Parrucës, Zhupa tha se ndryshimi i ligjit për zonat e mbrojtura në vitin 2024 është bërë në mënyrë të fshehtë dhe me firma deputetësh që nuk e kishin idenë se çfarë po nënshkruanin.
Ky ligj, sipas saj, ka hapur rrugën për t'u dhënë oligarkëve plot 5.8 milionë metra katrorë tokë publike në bregdet, duke e trajtuar pasurinë kombëtare si një plaçkë për t'u ndarë mes interesave lobuese dhe ekonomike.
Për deputeten e PD, skandali thellohet edhe më shumë kur vetë përfaqësues të mazhorancës pranojnë ndërtimet brenda Parqeve Kombëtare, siç është rasti i një kompleksi në zonën e kategorisë së dytë në Butrint.
Megjithëse Parlamenti Europian ka kërkuar përmes një rezolute shfuqizimin e këtij ligji që heq çdo koncept ndalimi për ndërtimet, mazhoranca, theksoi Zhupa jo vetëm që e injoron këtë kërkesë në Parlament, por përdor propagandën për të tjetërsuar të vërtetën para qytetarëve.
Që kur filloi diskutimi i ligjit me firmat e 12 deputetëve që në fakt nuk kishin as idenë se çfarë kishin firmosur, sepse qartësisht e tha vetë Edi Rama në mbledhjen e parë të grupit socialist që mbasi projekti që më erdhi mua në vitin 2023, ndryshuam ligjin e zonave të mbrojtura në vitin 2024. Të gjithë këto metaforat e Ramës, me dikur, dikur me armiq, me armiq të jashtëm, serb, grek, mysliman, antisemit, anti-trampist, e iranian e tani kosovat e tova, janë thjesht një përpjekje për të sfumuar atë që tashmë nuk sfumohet dot, se është e dukshme protesta e qytetarëve dhe irritimi i qytetarëve, si akumulim i shumë çështjeve bashkë, por si pika që derdhi gotën ishte pikërisht Zvërneci.
Edhe në serinë e këtyre metaforave që ai ka përdorur sot në fakt, unë e thashë edhe në kuvend, ka harruar të thotë që revolucioni i flamingove na nxori përballë një mazhorancë strucash. Ata mendojnë se duke futur kokën në rërë, do të zhduken dhe nuk do të shikohet zullumi i madh që kanë bërë me Shqipërinë, duke e trajtuar atë si plaçkë, duke e ndarë me njëri-tjetrin dhe oligarkët, duke e betonizuar. Më lejoni t'ju jap një shifër, vetëm në investimet strategjike, të dhënat deri në vitin 2025, sepse nuk i kam, nuk janë të dhënat e fundit të publikuara për 2026-ën, janë betonizuar 5.8 milionë metër katror e tokës publike, bregdetit shqiptar, e asaj që do të ishte pasuria publike e shqiptarëve.
Dëgjoja një deputet socialist që i hakërrehej një deputeti tjetër dhe i thoshte që ti ke ndërtuar në zonë të mbrojtur dhe pse kundërshton ndërtimin në zonë tjetër të mbrojtur. Dhe pranonin me zë dhe figurë që kishin ndërtuar në Parkun Kombëtar të Butrintit një kompleks, në zonë të kategorisë 2, atë që ne e kemi thënë dhe ata e mohonin. Dhe këtë e vendosnin si një standard, pra ky është standardi. Meqenëse ne e kemi ndërtuar në Parkun Kombëtar të Butrintit, atëherë nuk u protestua, atëherë pse protestoni për këtë se ne e kemi bërë dhe herë tjetër. Po pra se ka një moment që njerëzit thonë mjaft. Ka një moment kur vjen shpirti në majë të hundës, dhe është e vërtetë që ju keni abuzuar për 13 vjet, po është një moment që është mjaft, mjaft, nuk mund të thuash meqë kam abuzuar për 13 vjet, më lini të abuzoj dhe 14 dhe 15 dhe 16 vite të tjera.
Dhe ky është momenti që njerëzit kanë thënë mjaft dhe kanë thënë njerëzit jo vetëm opozitarët, kanë thënë dhe njerëzit që nuk kanë votuar kurrë, kanë thënë dhe njerëzit që kanë votuar në një moment Partinë Socialiste, kanë thënë dhe njerëzit që janë pjesë e diasporës, dhe unë mbas intervistës me ju do të publikoj edhe disa video të diasporës që është nisur nga Londra, edhe na i kanë dërguar, janë të mrekullueshme marshimi që po bëhet për protestën e madhe që do të organizohet me datë 21, dhe po bashkohen qytet më qytet, makina duke bërë një varg atdhetarësh që kthehen në Shqipëri. Se këta e menduan se i shporrën shqiptarët, i hoqën nga Shqipëria dhe tani mund të qeverisnin lehtësisht pa pyetur, sepse këtu kishin ngelur më shumë pensionistë. Harruan që diaspora reagon, që rinia zgjohet, reagon, edhe që gjaku i shqiptarit vlon në vena, dhe nuk e trajtojnë dot Shqipërinë si një plaçkë që do t'i shërbejë interesave lobuese apo interesave ekonomike apo interesave elektorale të Edi Ramës, por janë aty për ta mbrojtur.
Dhe që gënjen gjithë ditën për sa i përket investimit në Divjakë-Karavasta apo në Zvërnec, është që nuk bëhet vlerësimi i ndikimit në mjedis mbasi ke dhënë lejen e ndërtimit. Nuk bëhet vlerësimi i ndikimit në mjedis mbasi ke futur buldozier, kamion, ke vënë tela, ke thënë që është projekt 4 miliardë dollarë, ke thënë do krijojë 4 mijë vende pune. Ti i ke kryer të gjitha, çfarë vlerësimi në mjedis do bësh ti? Këto ishin procese që bëheshin përpara. Dhe fillimisht, duhet zbatuar ajo që thotë Parlamenti Europian që e kemi thënë ne, atë ligj e kemi çuar dhe në Gjykatën Kushtetuese, po për turpin e tyre ata u ndanë 4 me 4 dhe e lanë ligjin në fuqi, është të shfuqizohet ligji 21/2024. Sepse ky ka hequr çdo koncept ndalimi. Në këtë ligj nuk ndalohet asgjë, ne e kemi diskutuar bashkë, këtu është vendosi gishtin dhe bëj një pikë të vogël të Mirela Kumbaros si në gjendjen e Manastirit në Parkun Kombëtar të Butrintit. Dhe këtë e ka kërkuar Parlamenti Europian.
Dhe me pafytyrësi, dilnin dhe bënin statuse dje, përshëndesim rezolutën e Parlamentit Europian. Çfarë përshëndeti? Ti je kundër të gjitha atyre pikave që thotë Parlamenti Europian. Ligji është futur në 14 maj për t'u shfuqizuar, e kam depozituar vetë, kam qenë nismëtare, dhe 35 ditë sot që ti nuk e fut as ta diskutosh, nuk po them unë ta miratosh ose jo. As ta diskutosh. Në seancën e kaluar Taulant Balla e gjeni, e keni në regjistrim, del thotë, ne do t'i votojmë kundër të katër ligjet që ju keni sjellë, dhe një nga të katër është edhe ky i zonave të mbrojtura.
Çfarë përshëndet atëherë Parlamentin Europian kur thotë të njëjtën gjë që ne ua kemi sjellë atje dhe ju thoni do ta votoni kundër. Pra duan gjatë gjithë kohës ta fshijnë këtë gjënë me propagandë, duke thënë që ja po na voton Parlamenti Europian, ndërkohë që rezoluta është e zezë, ka 300 probleme të mazhorancës, që nga zgjedhjet, zonat e mbrojtura, mjedisi, ligji i investimeve strategjike, gjithçka tjetër. Ti del përshëndet për t'i thënë shqiptarëve me demek që ja unë po vazhdoj të punoj për integrimin europian. Dhe ndaj janë mbledhur shumë gjëra dhe shqiptarët kanë reaguar e janë në shesh e do vazhdojnë të jenë në shesh se e kuptojnë që zgjidhja nuk është Edi Rama, Edi Rama është problemi.
© SYRI.net