Lajmi i fundit

VIDEO/ Dita e 19-të e protestës qytetare, kërkohet largimi i Edi Ramës nga pushteti

Gjykata e Lartë shfuqizon sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt, e kthen në Apel

Gjykata e Lartë shfuqizon sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt, e kthen në Apel

18:29, 18/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekuestrimi i pasurive të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj do të rishqyrtohet nga Apeli i Posaçëm, pasi Gjykata e Lartë vendosi të prishë vendimin e mëparshëm dhe ta kthejë çështjen për rigjykim.

Vendimi u mor këtë të enjte nga gjyqtari Gent Shala, i cili rrëzoi vendimin e dhënë më herët nga gjyqtari Dhimitër Lara për sekuestrimin e tre pasurive të Ahmetajt. Si rrjedhojë, dosja nuk mbyllet, por rikthehet në Apelin e GJKKO-së për një shqyrtim të ri.

Tashmë, një trupë tjetër gjykuese do të vlerësojë nga e para ligjshmërinë e masës së sekuestrimit. Vendimi i Gjykatës së Lartë përbën një zhvillim të rëndësishëm procedural në procesin ndaj ish-zyrtarit të lartë, ndërsa fati i pasurive të sekuestruara mbetet ende i hapur për t'u përcaktuar nga gjykata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco