'As turizëm dhe as investime të huaja nuk po prishen, se nuk ekzistojnë, por po ç’bëhet ekonomia e drogës!'

'As turizëm dhe as investime të huaja nuk po prishen, se nuk ekzistojnë, por po ç’bëhet ekonomia e drogës!'

12:36, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili/

As turizëm dhe as investime të huaja nuk po prishen, se nuk ekzistojnë, por po ç’bëhet ekonomia e drogës!

Narkoqeveria, narkokryeministri dhe narkodeputetët në kor po ulërasin se demek protesta po prish turizmin dhe largon investimet e huaja.
Të njëjtën këngë po këndojnë edhe narkoanalistët apo, më thjesht, analistët që ushqehen me plehrat e inceneratorëve.

Pyetja shtrohet: a kemi turizëm në kuptimin e vërtetë të fjalës?

Dhe përgjigjen e gjejmë te treguesit që e matin dhe jo te propaganda katundareske e Ramës.

Pretendohet se paskemi pasur 12 milionë turistë.

Po si mundet që netët e fjetjes në Shqipëri janë mesatarisht 0.7 net për turist?

Pra, turistët nuk flenë as një natë në Shqipëri dhe, sipas Organizatës Botërore të Turizmit, këta nuk mund të quhen turistë fare, por kalimtarë.

Shikoni vendet fqinje, p.sh. Mali i Zi kishte në 2025 2.7 milionë turistë dhe 15 milionë net fjetje, Kroacia 21 milionë turistë dhe 110 milionë net fjetje.

Llogaria është shumë e qartë:

Nuk kemi turizëm, por një frekuentim me sezon të shkurtër, me zero strategji dhe thjesht të improvizuar në mënyrë diletanteske, me infrastrukturë mizerabël, me zero transport detar, zero transport hekurudhor, me vetëm një aeroport ndërkombëtar dhe me një nivel informacioni primitiv.

Përfundim:

Përralla e turizmit bie përtokë nga treguesit dhe analiza profesionale.
Idiotësitë propagandistike Rama dhe hajvanët që e rrethojnë t’i mbajnë për vete.
Edhe investimet në turizëm, në shumicën e tyre, janë një pastrim i parave të drogës dhe krimit, që po shkatërrojnë natyrën dhe s’kanë asnjë lidhje me një turizëm të vërtetë, të qëndrueshëm dhe me standarde.

Po investimet e huaja?

Asnjë investitor evropian apo amerikan prestigjioz dhe që gëzon reputacion të padiskutueshëm nuk shfaqet në Shqipëri.
Asnjë investim të huaj me peshë Rama nuk e tregon dot.
Të gjithë investitorët gjoja të huaj janë gjithmonë produkte offshore-sh ose të mjediseve arabe dhe të Lindjes së Mesme.
Shumë investitorë nga këta të “çuditshmit” e offshore-ve bien projekte që u janë refuzuar në vende të tjera si pasojë e reagimit shumë të fortë qytetar.
Asnjë investitor i huaj autoritar nuk gjendet në infrastrukturën e Shqipërisë dhe tenderat i rrëmbejnë gjithmonë narkoklientët shqiptarë të Ramës, që kanë monopolizuar të gjithë tenderat dhe koncesionet e çdo lloji.
Edhe Zvërneci, për çdo budalla që e quan investim amerikan, nuk ishte aspak i tillë. Letrat flasin qartë: ishin ca shqiptarë të zbuluar dhe ca të fshehur në offshore, si dhe ca nga Katari, por para amerikane hiçgjëkundi në Zvërnec.

Përfundim:

Shqipëria dihet botërisht që ka nivelin më katastrofik të tërheqjes së investimeve të huaja.
Shqipëria është një lavatriçe gjigante e pastrimit të parave, gjë që i largon në mënyrë të padiskutueshme investimet e huaja serioze dhe me peshë.
Korrupsioni i përbindshëm, që nga koka e qeverisë dhe deri te zyra më e fundit e shtetit, është armiku kryesor i investimeve të huaja.
Arrestimet masive të fundit i vënë vulën NARKOEKONOMISË që ka instaluar Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco