U denoncua nga pronarët e koncesionit të Check Up, Albana Vokshi shpallet e pafajshme

U denoncua nga pronarët e koncesionit të Check Up, Albana Vokshi shpallet e pafajshme

13:10, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është shpallur e pafajshme edhe nga Apeli i Posaçëm Antikorrupsion në gjyqin për shpifje me biznesmenen Vilma Nushi.

Vendimi u dha nga togat e zeza pasi dëgjoi palët dhe prokurorin e SPAK, i cili kërkoi gjithashtu që deputetja të shpallet e pafajshme.

Avokati i biznesmenes kërkoi që Albana Vokshi të shpallej fajtore dhe të dënohej me gjobë maksimale prej 3 milionë Lekë të reja teksa kishte ankimuan vendimin e Shkallës së Parë

Vilma Nushi dhe Shoqëria 3P Life Logistic sh.p.k, që ka fituar koncesionin e Check Up, e kallëzuan Albana Vokshin për veprën penale të “Shpifjes”. Koncensionari thotë se në 10 vite vlera e projektit është 63 milionë euro në total dhe jo 130 milionë euro, siç pati akuzuar Vokshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco