Andia Ulliri: Të mbështesim protestën, të jemi në krah të rinisë

Andia Ulliri: Të mbështesim protestën, të jemi në krah të rinisë

12:57, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në takimin e organizuar nga departamenti i arsimit në PD, ish- deputetja demokrate Andia Ulliri tha se protesta duhet mbështetur, për të kuptuar që rinia në fakt ka forcën dhe ka mbështetjen nga Partia Demokratike, sidomos për të ecur përpara dhe për të bërë ndryshimin

Duhet që ne të mbrojmë familjen, duhet që ne ta mbrojmë kombin, duhet që ne të reagojmë në kohën e duhur për ndryshimet që bëhen, pavarësisht se ndonjëherë edhe në parlament nuk mund të reagosh sepse në shumicën e kohës qeveria është duke bërë procedura të përshpejtuara, në më pak se një javë duke kaluar projektligje të mëdha, me impakt shumë të madh, siç ishin paketa e maleve apo shumë e shumë të tjerë, ndryshimi në KKT që tani është KKTU e të tjerë e të tjerë, sepse janë shumë për t’u diskutuar.

Por mesazhi im është ky: unë si një e re, si një e re pranë Partisë Demokratike, të mbështesim atë protestë për të kuptuar që rinia në fakt ka forcën dhe ka mbështetjen nga Partia Demokratike, sidomos për të ecur përpara dhe për të bërë ndryshimin. Sepse ky është momenti i cili na takon ne, opozitarëve, të cilët kemi kontribuar në kaq vite dhe kemi qenë në momentet më të caktuara; ne nuk kemi heshtur dhe nuk kemi pranuar të heshtim, prandaj ne meritojmë të jemi atje, në krah me ta, dhe mendoj që gjithçka e mirë mund të bëhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco