SYRI TV/ Rama i rikthehet idesë së tij me Vuçiç, kërkon integrim të pjesshëm në BE

12:31, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Në kulmin e zemërimit popullor ndaj tij dhe në një kohë kur BE-ja i ka vendosur një sërë kushtesh në raportin IBAR, Edi Rama iu rikthye idesë së tij dhe të presidentit serb Aleksandër Vuçiç për integrim të pjesshëm në union, pavarësisht se ky propozim është refuzuar nga Brukseli zyrtar.

Gjatë një konference në Berlin, ku sërish u prit me protesta nga qytetarët shqiptarë, Rama akuzoi protestuesit, që prej ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij, se po manipulojnë faktet.

Ndërsa BE-ja në raportin IBAR ka listuar një sërë kushtesh për Shqipërinë, siç është lufta kundër korrupsionit, krimit dhe imuniteti i zyrtarëve të lartë, kryeministri Edi Rama, për të shmangur plotësimin e këtyre kritereve, ka rikthyer propozimin e tij dhe të presidentit serb Aleksandër Vuçiç për një integrim të pjesshëm, jo me të drejta të plota, një propozim që është refuzuar kategorikisht nga Bashkimi Europian.

Nga Berlini, Edi Rama bëri kritika të forta për Bashkimin Europian dhe u risolli në vëmendje liderëve të Europës propozimin e tij dhe të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Ndërsa Shqipëria është ngritur në këmbë dhe qytetarët shqiptarë prej më shumë se dy javësh kanë zbritur në shesh duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës me akuzën se ka shitur vendin për interesa personale, kryeministri është përpjekur që të mohojë realitetin, që tashmë ka bërë jehonë në të gjitha mediat ndërkombëtare, duke i cilësuar pretendimet si të pavërteta.

Por ndërsa kryeministri mohon këto të vërteta, qytetarët shqiptarë në Berlin i kishin rezervuar një pritje me protestë para vendit ku mbahej takimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco