Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me aksidentin në Durrës, ky jeta e dy të miturve, 13 dhe 10 vjeç, u shua në mënyrë tragjike.
‘Nuk do flisnim sot për këtë kob që ra në Durrës, nëse ankesat e lagjes ndaj këtij individi do të ishin marrë seriozisht nga Policia e Shtetit. Një timonier i dehur dhe një vesh i shurdhër i shtetit, herët a vonë do ndodhte e keqja’, shkruan Noka në Facebook.
Gjithashtu Noka i shpreh ngushëllimet familjeve duke theksuar se kjo tragjedi për këta prindër nuk ka ngushëllim.
‘Zoti u dhënë forcë prindërve! Nuk ka fjalë që i ngushëllon. Të çahet zemra kur i sheh ato pamje’, shkruan Noka.
Postimi i plotë:
Nuk do flisnim sot për këtë kob që ra në Durrës, nëse ankesat e lagjes ndaj këtij individi do të ishin marrë seriozisht nga Policia e Shtetit.
Një timonier i dehur dhe një vesh i shurdhër i shtetit, herët a vonë do ndodhte e keqja.
Sot me automjetin e tij vrau dy filiza.
Një fëmijë po lufton për jetën. Lutem për jetën e tij.
A e pyesni veten se nga i buronte kjo moskokëçarje ndaj rregullave këtij individi, i cili vazhdimisht shpejtonte si një i paprekshëm euforik? U ankuan qytetarët, kërkuan ndihmë, por e kotë. Sot ndodhi e keqja. Si do t'i ngushëllojnë ata prindër? Si do të justifikohen për indiferencën e tyre?
Zoti u dhënë forcë prindërve! Nuk ka fjalë që i ngushëllon. Të çahet zemra kur i sheh ato pamje.
© SYRI.net