Fillon gjyqi në themel/ Presidenti i PL-së, Ilir Meta brenda sallës, mbahet në kafazin prej xhami

11:18, 27/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka filluar gjyqi në themel për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, në lidhje me dosjen CEZ-DIA.

Meta është nën hetim për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë, të njëjtat akuza për të cilat është arrestuar edhe ish-bashkëshortja, Kryemadhi.

Kujtojmë se Meta ka kërkuar që seanca e parë në themel në lidhje me hetimet e dosjes CEZ-DIA të jetë e hapur për mediat dhe të transmetohet live.

Të pandehur për çështjen CEZ-DIA janë edhe tre persona të tjerë, Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho.

Në pamjet e para nga gjykata, Ilir Meta ka përshëndetur të pranishmit me simbolin e dy gishtave, si dhe është shprehur se ‘Shqipëria është e shqiptarëve’.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco