Shoqëria e re ADS e Igli Tafës së AKSHI-t nën hije dyshimesh për ndërthurje interesash publike dhe private

Shoqëria e re ADS e Igli Tafës së AKSHI-t nën hije dyshimesh për ndërthurje interesash publike dhe private

15:42, 17/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Objekti i veprimtarisë së ADS tejkalon kuadrin ligjor dhe ngre dyshime për ndërthurje me sektorin privat

Syri ka zbardhur dje një tjetër skandal të AKSHI që zbulon se pavarërisht se Agjencia është marrë nën hetim nga drejtësia, afera korruptive duket se vijon pa kokëçarje. Kjo gjë bëhet evidente që nga emërimi i drejtorit të ri, pasuesit të Milirinda Karçanaj nga Rama, Igli Tafa. Ky i fundit sapo ka marrë detyrë ka vijuar aty ku e ka lënë paraardhsja e tij, duke themeluar një shoqëria aksionare shtetërore “Albanian Digital Solution” sh.a. (ADS), me aksionar të vetëm Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Igli Tafa. Sipas dokumentacionit të depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në të njëjtën ditë janë miratuar akti i themelimit, statuti i shoqërisë, emërimi i administratorit, këshillit mbikëqyrës dhe audituesit ligjor.

LEXO EDHE: Thellohet skandali i AKSHI: Krijimi i ‘Albanian Digital Solution’ sh.a. ngre dyshime për tejkalim kompetencash dhe pa VKM

Një nga elementët më të debatueshëm në krijimin e “Albanian Digital Solution” sh.a. lidhet me objektin e veprimtarisë së shoqërisë, i cili në dokumentet zyrtare rezulton dukshëm më i gjerë se ai i parashikuar për “Shoqëritë Operatore TIK” sipas ligjit në fuqi.

Image

Sipas aktit të themelimit dhe statutit, ADS nuk kufizohet vetëm në zhvillimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve dhe platformave shtetërore të shërbimeve elektronike, por përfshin gjithashtu ofrimin e shërbimeve për subjekte private, konsulencë, veprimtari studimi dhe projektimi, operacione tregtare dhe financiare të lidhura me objektin, si dhe pjesëmarrje në kapitalin e shoqërive të tjera.

ImageImage

Ky zgjerim i objektit të veprimtarisë ngre dyshime të arsyeshme për devijim nga natyra e një shoqërie publike me funksion të posaçëm dhe për krijimin e hapësirave për ndërthurje të interesit publik me aktivitet ekonomik privat. Kjo gjë duket se ka qenë një praktikë e zakonshme Agjencinë Kombëtare të Informacionit (AKSHI).

SHPJEGIMI I ZGJERUAR LIGJOR

Ligji nr. 43/2023 e përcakton qartë se “Shoqëria Operatore TIK” është një shoqëri aksionare me shumicë shtetërore, e cila ka si funksion kryesor zhvillimin dhe administrimin e sistemeve dhe infrastrukturave të shërbimeve elektronike të shtetit. Çdo veprimtari jashtë këtij kuadri duhet të jetë e justifikuar dhe e bazuar në dispozita të tjera ligjore të posaçme.

Në rastin e ADS, përfshirja e aktiviteteve tregtare, konsulencës për subjekte private dhe pjesëmarrjes në shoqëri të tjera krijon një zgjerim të dukshëm të objektit, i cili mund të mos përputhet me natyrën e kufizuar funksionale të kësaj forme ligjore.

Një tjetër element kritik është mungesa e vendimit të Këshillit të Ministrave për kalimin e sistemeve dhe infrastrukturave shtetërore tek kjo shoqëri.

Sipas nenit 26/1 të ligjit, çdo transferim i tillë kërkon domosdoshmërisht vendim qeveritar me propozim të AKSHI-t, gjë që nuk rezulton nga dokumentacioni i depozituar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco