Rreth 1200 mbështetës të opozitës janë nisur në mënyrë të organizuar nga Shkodra për të marrë pjesë në protestën e thirrur në Tiranë.
Sipas burimeve nga Partia Demokratike në Shkodër, mobilizimi ka ardhur pas një angazhimi të lartë të strukturave lokale gjatë ditëve të fundit, ku janë zhvilluar takime të shumta me qytetarët për t’i ftuar të bashkohen në protestë.
Organizatorët bëjnë me dije se pjesëmarrja pritet të jetë e konsiderueshme, ndërsa qytetarët janë nisur drejt kryeqytetit në grupe të organizuara.
© SYRI.net