Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, paralajmëron një protestë masive të qytetarëve pasditen e sotme tek Kryeministria, duke e lidhur mobilizimin me një sërë skandalesh dhe rritjen e ndjeshme të çmimeve në vend.
Në një intervistë për SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi, ai theksoi se vetëm në ditët e fundit janë shënuar zhvillime alarmante, duke nisur nga rritja e çmimit të naftës, që sipas tij është ndër më të lartat në Europë, deri te vendime në Kuvend që ai i cilëson si abuzive me fondet publike. Sipas Këlliçit, situata ekonomike dhe akuzat për korrupsion janë arsyet kryesore që pritet të nxjerrin qytetarët në protestë.
Belind Këlliçi: Do të jetë një protestë masive... Kemi rikthyer fjalët, sepse problematikat janë të jashtëzakonshme. Po të marrësh vetëm çfarë ka ndodhur në 10 ditëshin e fundit, ke skandale nga më të ndryshmet. Po ta nis nga më i fundit, se nuk di nga të ta nis, ta nis me orë, me ditë apo me javë. Po ta nis me orën e fundit, çmimi i naftës, duke ardhur këtu ju dëgjova, në ora 16:00, është rritur 210, pra 2100 lekë litri i naftës në Shqipëri, më i shtrenjti në rajon dhe i dyti më i shtrenjti në Europë. Ndërkohë që jemi vendi me fuqinë blerëse më të ulët në Europë dhe jemi vendi me pagën mesatare më të ulët në rajon. Pra ky është skandali i 60 minutave të fundit. Po të marr skandalin e 24 orëve të fundit. Dje parlamenti u nda, Partia Socialiste, deputetët e mazhorancës u ndanë vetëm me 35 milionë euro të vjedhura. Çfarë do të thotë që ta kuptojnë qytetarët. Unë dje kam publikuar në parlament dy njoftime zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës në kohën që drejtohej nga Belinda Balluku. Për dy investime të bëra me paratë e buxhetit të shtetit, të sistemit të shpërndarjes, OSH-së. Dhe në njërën ishte Balluku me, dikur drejtuesin e OSH-së, A. Çelën, dhe në tjetrën për një investim në nënrajonin e Lezhës, në stacionin e Lezhës, 10 milionë euro mos gaboj, dhe tjetri për Shkodrën në miliona euro së bashku me Blendian Dalipin. Balluku me të dyja investimet.
Për të njëjtat investime, për të njëjtat projekte dje Parlamenti i Shqipërisë ka votuar në favor të marrjes së një huaje për 35 milionë euro, që unë kam shtruar një pyetje fare të thjeshtë për deputetët e Partisë Socialiste dje në parlament dhe ka qenë Taulant Balla aty. Ore ndani mendjen, kam qit dy njoftimet. Tani, o i ka vjedhur Balluku këto paratë kur janë bërë këto dy njoftimet, njëra në 2019, tjetra në 2024, dhe këto nuk ekzistojnë këto vepra, ose kjo i ka bërë dhe tani po i vidhni ju 35 milionë euro, se logjikë tjetër nuk ka, që të merren paratë dy apo tre apo katër herë për të njëjtën gjë. Dhe kjo është një vjedhje flagrante që ka ndodhur ditën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë. Madje për kuriozitet po e diskutonim aty, po pjesëtonim edhe paratë me numrin e deputetëve, i dilte 421.000 euro çdo deputeti që kanë vjedhur ditën e djeshme i PS-së me atë hua që është marrë ditën e djeshme. Por për pesë vite
Janë 421.000 euro për çfarë kanë marrë, vetëm kanë vjedhur vetëm ditën e djeshme. Të të kaloj ke skandali tjetër, i 48 orëve të fundit. Skandali, mega skandali i publikuar dhe këtu gjej rastin të falenderoj Syri TV dhe emisionin Plug, skandali i publikuar në emisionin Plug. Udhëtimi i datës 8 tetor 2020 i Edi Ramës në Paris, pa axhendë zyrtare, pa takim zyrtar, pa protokoll shtetëror, për të bërë çfarë? Jo për të punuar për qytetarët shqiptarë, jo për të shkuar për të negociuar diçka në favor të interesit tonë si vend, apo për të shkuar për të marrë pjesë në ndonjë samit, por për të shkuar për të festuar ditëlindjen e bashkëshortes së mikut të tij Ron Jafet. Tani kush është Ron Jafeti? Ron Jafeti është një biznesmen, një shtetas i huaj, i kallëzuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga një qytetar amerikan, biznesmen amerikan, Mark Feist, për zhvatje dhe mashtrim në vlerën 7.6 milionë dollarë. Por ti mund të thuash me të drejtë ata që na ndjekin, ore çfarë lidhje ka kjo? Është marrëdhënie mes dy palëve private. Jo, është një zhvatje në shumën 7.6 milionë dollarë duke i premtuar akses në qeverinë e Shqipërisë. Duke i premtuar kontrata të lidhura me një vend anëtar të NATO-s, të vogël, në Ballkan, Po. dhe duke e sjellë biznesmenin këtu, duke e shëtitur me eskortë zyrtare, duke e ruajtur me policinë me gardë, duke e çuar nëpër restorante të ndryshme, vila qeveritare me kuzhinier privat dhe duke i premtuar që përveç nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve me vendin anëtar të vogël të NATO-s që jemi ne, dhe unë këtë pyetje e kam shtruar dhe në parlament dje, drejtuar kryeministrit, mundësia ishte që do të hapeshe përmes kontakteve që kishte zotëria me kryeministrin shqiptar, do të hapej dhe do të zgjerohej edhe në vende të tjera anëtare të NATO-s.
Ron Jafeti ndërkohë ka kontrollin e industrisë së armëve në Shqipëri, është pronari i KAJO-s, i janë dhënë dy VKM nominale, nominative me emrin e tij nga kryeministri i Shqipërisë. Për shkak të Ron Jafetit dhe për shkak të Edi Ramës, një televizion tjetër është nxjerrë nga ambientet ku ushtronte veprimtarinë prej vitesh e vitesh e vitesh dhe janë përzënë për t'i hapur rrugë KAJO-s që menaxhohet nga miku i ngushtë i Edi Ramës. Dhe po të them tjetrën, për shkak të një precedenti të ngjashëm apo të rasteve të ngjashme, sot katër titullarë janë në burg.
© SYRI.net