Teliti: PD pranë banorëve që në momentin e parë të zjarrit! Të hënën kërkesë për dosjen ndërtimore në Bashki

Teliti: PD pranë banorëve që në momentin e parë të zjarrit! Të hënën kërkesë për dosjen ndërtimore në Bashki

14:40, 17/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës për PD, Dorian Teliti përmes një reagimi publik deklaroi se ka qenë pranë banorëve që nga momenti i parë i zjarrit të së mërkurës, ndërsa ngriti shqetësimet për shkelje të vazhdueshme në projektin ndërtimor.

Në postimin e tij në Facebook, Teliti njofton se të hënën do t’i drejtohet zyrtarisht Bashkisë së Tiranës për të kërkuar dosjen e plotë të ndërtimit, aktet e konstatimit dhe lejet përkatëse.

Sipas tij, siguria dhe drejtësia për banorët janë prioritet i panegociueshëm.

Postimi i plotë:

Pranë banorëve nga momenti i parë i zjarrit të së mërkurës e deri më sot.

Ankesat e tyre për shkelje shumëvjeçare në këtë projekt ndërtimi kërkojnë përgjigje urgjente.

​Ditën e hënë: Kërkesë zyrtare Bashkisë Tiranë për të marrë dosjen e plotë ndërtimore, aktet e konstatimit dhe lejet e kolaudimit dhe shfrytëzimit të këtij kompleksi.

​Drejtësia dhe siguria e banorëve janë prioriteti ynë i vetëm dhe i panegociueshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco