Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, përmes një videomesazhi u ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestën e sotme në Tiranë.
Në postimin e tij në Facebook, Noka thekson se ka shumë arsye për të dalë në protestë kundër qeverisë, duke nënvizuar se edhe një e vetme mjafton.
Noka u kërkon qytetarëve të mos qëndrojnë pasivë dhe të reagojnë, duke shtuar se Shqipëria u përket të gjithëve.
Videomesazhi i plotë:
Thirrje të gjithë qytetarëve t'i drejtohen Tiranës! Janë me dhjetëra arsyet për të protestuar kundër këtij regjimi, por çdokujt do t'i mjaftonte një e vetme për të dalë në shesh. Bindjet janë personale kurse Shqipëria është e të gjithëve. Mos lejoni që ky regjim të jetojë në kurrizin tuaj dhe ju të qëndroni spektatorë gojëkyçur! Tani është koha për t'u dhënë fund.
SOT, ORA 19⁰⁰
© SYRI.net