‘108 mijë shqiptarë të kthyer’/ Noka: Shifrat për emigrantët ndryshojnë sipas nevojës së propagandas

‘108 mijë shqiptarë të kthyer’/ Noka: Shifrat për emigrantët ndryshojnë sipas nevojës së propagandas

12:29, 17/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm në PD, Flamur Noka, ka akuzuar qeverinë për përdorim propagandistik të të dhënave mbi emigracionin, duke kundërshtuar pretendimin për rikthimin e 108 mijë shqiptarëve.

Në reagimin e tij në Facebook, Noka deklaron se shifrat ndryshojnë sipas interesit politik, ndërsa akuzon edhe kryeministrin Rama për politikat ekonomike.

Noka i cilëson deklaratat si fyese për emigrantët dhe bën thirrje për protestë sot në orën 19:00.

Postimi i plotë:

Jemi i vetmi vend që kemi një ministre për marrëdhëniet me parlamentin, pa përvojë parlamentare.

Sipas ministres, në atdhe janë rikthyer 108 mijë shqiptarë. Kanë ardhur që t'i vjedhë Edi Rama.

Sa herë të mbushin makinën do i mbushin xhepin Edi Ramës. Gjatë sezonit, këta 108 mijë i numërojnë si turistë, ndërsa tani si banorë.

Sipas nevojave të propagandës.

Një deklaratë e tillë do fyente çdo shqiptar që rri me mendjen e ngritur për të ikur. Sikurse do fyente ata 1 milion shqiptarë që u larguan këto vite prej regjimit të eprorit të saj.

Sot, në ORA 19⁰⁰, të protestojmë e të refuzojmë kësi talljesh me shqiptarët!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco