Hazizaj zbërthen dosjen ‘Partizani’: SPAK qëmtim politik ndaj Berishës! Nuk provon dot se ka korrupsion...

09:22, 17/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një analizë e thelluar juridike e çështjes së shumëdebatuar të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” nxjerr në pah pika të dobëta thelbësore në dosjen e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kundër lideri të opozitës, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Avokati Sokol Hazizaj, iu përgjigj pyetjes së analistit Fatos Lubonja, në emisionin “Kjo Javë”, nëse duhet të merret i pandehur kryeministri Edi Rama së bashku me Berishën, për çështjen e tjetërsimit të truallit në ish-kompleksin sportiv “Partizani”.

Sipas argumenteve të paraqitura publikisht nga avokati Sokol Hazizaj, akuza nuk arrin të provojë elementin kyç: përfitimin financiar direkt të Berishës nga ky proces.

Në qendër të analizës qëndron fakti se gjatë gjithë hetimit nuk është sjellë asnjë provë që të vërtetojë se Sali Berisha ka përfituar personalisht para nga pronat e trashëguara nga familja e dhëndrit të tij. Kjo mungesë prove konsiderohet themelore, pasi pa të, akuza për korrupsion pasiv mbetet e paqëndrueshme.

Hazizaj thekson se, prokuroria duket se ka ndjekur një qasje selektive, duke u përqendruar në atë që e cilëson si “qëmtim politik” të figurës së Berishës.

Në argumentin e tij, Hazizaj u shpreh se ngrihet pyetja se pse i njëjti standard hetimor nuk është aplikuar për të verifikuar nëse zyrtarë të tjerë të lartë, si ish-kryetari i bashkisë së asaj kohe, kanë pasur përfitime financiare nga miratimi i lejeve në Këshillin e Rregullimit të Territorit (KRT).

Në një argumentim ligjor shterues, Hazizaj e ka zbërthyer këtë dosje në tri shtylla kryesore, ku në përfundim, thelbi i çështjes, sipas kësaj analize, mbetet mungesa e provave për një shkëmbim apo përfitim financiar, pa të cilin elementi i “mitës” apo korrupsionit aktiv e pasiv nuk mund të provohet.

Debati në studio:

Hazizaj: Sepse nuk është provuar në të gjithë hetimin që ky burri që quhet Sali Berisha të përfitojë nga paratë e pronave të gjyshit të dhëndrit të tij. Domethënë duhen thënë gjërat…

Moderatorja: Pra, a rrezikon që të vendoset...

Hazizaj: Po ta mbaroj pra. Nëse, nëse do provohej kjo, padyshim që prokuroria do ecte në të njëjtën udhë për të provuar që ky që ka qenë kryetar bashkie, nëpërmjet sekretariatit, a ka përfituar ndonjë mit financiar për kalimin në KRT-në e Tiranës? Se dyshimi i arsyeshëm shkon paralelisht. Dhe padyshim prokuroria duhet t'i merrte të dy. Tani prokuroria ka ecur, ta mbaroj të lutem, mos më nxito. Prokuroria ka ecur vetëm në qëmtimin politik të Berishës, duke e lidhur, ma ndoqët tani, dhe duke e vendosur figurën penale të korrupsionit pasiv dhe te dhëndri, i cili për shkak të nenit 75 A të Kodit të Procedurës Penale, nuk parashikon që njerëz të tillë të jenë pjesë e lëndës së strukturës së posaçme. E kuptova. Atëherë për ta çuar këtë te SPAK-u, e ka marrë dhëndrin dhe e ka çuar te vjehrri. Më kuptoni? Kjo është pjesa e parë. Pjesa e dytë, në asnjë moment, në të gjitha provat e verifikuara nga organi i hetimit, që është Prokuroria e Posaçme, nuk është provuar që këta të shkëmbejnë ndonjë të dhënë financiare. Sepse padyshim që të ekzistojë mita, korrupsioni pasiv apo aktiv, duhet të marrësh dhe duhet të japësh. I gjithë procesi ka qenë në tre shtylla, ta mbyll dhe nuk do ta diskutoj më pastaj, le të bëj pyetje tjetër pastaj. E para njëherë, ne do pranojmë që aktet ligjore që dalin të karakterit normativ ose jo, janë produkt i Kushtetutës dhe janë produkt i kolegialitetit. Po e pranuam këtë, bie i gjithë, gjithë dyshimi. Së dyti, mbarova. Së dyti, do pranojmë, a është e drejtë kthimi i pronës? Në raport me abuzimin mbi pronën. Unë po ju kujtoj terrenin e Partizanit, zoti Lubonja duhet ta mbajë mend mirë, kush kanë qenë administratorë atje tek Partizani dhe çfarë ishte bërë te Partizani. Mos thoni që ai terren ka qenë përdorur ndonjëherë me për interesa publike, në vitet para 2004-ës. Dhe unë do them, po jam dakord. Ishte si kinematë e Tiranës që u bënë pallate të gjitha. Është... Ka të drejtë zoti Lubonja aty. Kështu që së treti, domethënë duhet provuar kjo. Dhe shikoni, së treti, investitori, se ne harrojmë çfarë ka bërë investitori. Ka bërë shkollën, ka bërë qendër kulti, ka bërë, referuar akteve kolegjiale ka bërë ndërtimin. Më thoni, në cilin vend të Tiranës tani nuk ndërtohet? Më thoni sot. Pra, duke përdorur dhe metodën krahasimore, e kupton se sa e ligjshme ka qenë ai proces, sa të ligjshme janë këto procese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco