Protesta është një mjet thelbësor i demokracisë dhe çdo përpjekje e pushtetit për të diktuar mënyrën se si duhet të sillet opozita, është e papranueshme dhe një reminishencë e regjimit komunist.
Kështu u shpreh anëtari i ‘Brain Gain’ të PD, Alesandro Xhufi, i cili i ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, tha se Partia Socialiste po tenton të krijojë një "opozitë fiktive", të ngjashme me diskursin e kontrolluar brenda Byrosë Politike të Partisë së Punës.
"Partia Socialiste dhe partia-shtet duan një opozitë fiktive, siç kanë qenë fjalimet brenda Byrosë Politike të Partisë së Punës. Por kjo nuk ndodh, sepse ne nuk jemi komunistë, ne nuk jemi fiktivë, ne jemi Partia Demokratike," u shpreh Xhufi, duke theksuar se opozita do të reagojë ashtu siç e gjykon të arsyeshme dhe në përputhje me vullnetin e popullit shqiptar.
Protesta është diçka që përbën në jetën demokratike të një vendi. Është një mjet demokracie, është një mjet që përdoret në çdo vend demokratik, si të perëndimit dhe të gjithë Europës. Në çdo vend të Europës ndodhin dhe protesta të dhunshme, edhe protesta që janë të suksesshme. Unë si student i marrëdhënieve ndërkombëtare mund të marr disa shembuj në këto 20 vite të fundit për protesta që kanë funksionuar në shtetet e tyre.
Për shembull, më 2014-ën ne patëm protestën e Euromajdanit në Kiev të Ukrainës, ku presidenti filorus dhe tërësisht i korruptuar, Janukoviç, u largua nga protesta masive e qytetarëve, edhe u zgjodh Petro Poroshenko që ishte një president pro-perëndimor, edhe anti-korrupsion. Ne kemi pasur edhe revolucionin e trëndafilave në Gjeorgji më 2003-shin, ku prapë u zgjodh një president i ri, modern, kundër korrupsionit, që ishte zoti Mikail Sakashvili.
Po edhe po të shkojmë në rajon edhe në një vend që është pjesë e Bashkimit Europian siç është, është Bullgaria, ne shohim që para disa muajve qytetarët në mënyrë spontane dolën në shesh edhe bllokuan buxhetin e shtetit, edhe jo vetëm, nuk u bllokua vetëm buxheti i shtetit, por u largua dhe vetë kryeministri.
Kështu që kur thuhet, edhe këtë unë e kam shumë bezdi dhe është shumë e neveritshme, kur zyrtarët e Partisë Socialiste apo opinionistët e Partisë Socialiste, ose më mirë, të paguar nga Partia Socialiste, dalin nëpër emisione duke treguar se si opozita duhet të sillet, çfarë duhet të thotë, si duhet të veprojë, si duhet t'i organizojë protestat, se çfarë duhet të thotë në fjalim në kuvend, është diçka e papranueshme që nuk ndodh në asnjë vend të botës.
Sepse ekziston një sëmundje e thellë në jetën publike shqiptare, që është një narrativë diktatoriale dhe pseudo-komuniste, ku e zgjedh, Partia Socialiste dhe partia-shtet se si duhet të sillet opozita, që duan, edhe ata duan një opozitë fiktive, siç ka qenë ato fjalimet brenda Byrosë Politike të Partisë së Punës, po kjo nuk ndodh, sepse ne nuk jemi komunistë, ne nuk jemi fiktivë, ne jemi Partia Demokratike. Edhe normalisht, ne do reagojmë siç duam ne edhe siç do populli shqiptar.
© SYRI.net