Vasili: Çmendet Rama, Berluskoni na hoqi vizat, ky thotë se, sa Meloni askush s’ka bërë për Shqipërinë

Vasili: Çmendet Rama, Berluskoni na hoqi vizat, ky thotë se, sa Meloni askush s’ka bërë për Shqipërinë

20:08, 16/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili

Çmendet Edi Rama, Berluskoni na hoqi vizat, ndërsa Giorgia Meloni na pruri emigrantët e paligjshëm dhe të burgosurit!

Edi Rama përfundimisht flet vetëm budallëqe ordinere.

Rama tha sot se: ‘asnjë qeveri italiane s'ka bërë për Shqipërinë sa Meloni’.

Po e gjithë Europa e di çfarë kryevepre bëri Silvio Berlusconi dhe ministri i Jashtëm Franco Frattini për liberalizimin e vizave.

Pa rolin vendimtar të Italisë, sot shqiptarët do të rrinin akoma të poshtëruar përpara dyerve të ambasadave për një vizë.

Silvio Berlusconi qe i pari në Europë që pajisi administratën publike shqiptare me viza shumëvjeçare, që përpara liberalizimit të vizave.

Qeveri të tjera italiane na ndihmuan në mënyrë të shkëlqyer për kalimin e krizave shumë të rënda humanitare të vitit 1992 dhe 1997.

Të tjera qeveri italiane kanë ndihmuar me qindra miliona euro përmes Koperacionit Italian për infrastrukturën, shëndetësinë, arsimin, policinë, drejtësinë etj.

Ndërsa qeveria e Giorgia Meloni na bëri ‘dhuratë’ kampin e emigrantëve të paligjshëm dhe të burgosurve në Shëngjin.

Vetëm një kryeministër ordiner, injorant dhe mosmirënjohës mund të thotë që qeveria Meloni na ndihmoi më shumë se çdo qeveri tjetër italiane.

Të të vijë turp, Edi Rama!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco