Dylgjeri ironizon ceremoninë për Eric Adams: Atë qeleshe nuk ka traditë asnjë zonë e Shqipërisë

Dylgjeri ironizon ceremoninë për Eric Adams: Atë qeleshe nuk ka traditë asnjë zonë e Shqipërisë

18:00, 16/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Analisti Ylli Dylgjeri ka reaguar me tone ironike lidhur me dhënien e pasaportës shqiptare për ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Dylgjeri ka kritikuar mënyrën simbolike të prezantimit të Adams gjatë vizitës në Shqipëri, duke u ndalur veçanërisht te vendosja e qeleshes në kokën e tij. Sipas analistit, ky veprim nuk përfaqëson në mënyrë autentike traditat shqiptare dhe, sipas tij, është përdorur jashtë kontekstit kulturor.

‘Zotit Adams më mirë t’i ishte vënë një uturak në kokë se kjo qeleshe që nuk e ka traditë asnjë zonë e Shqipërisë, e aq më pak Tirana, ku u regjistrua banori ‘Benetton colors’!’, shprehet Dylgjeri në reagimin e tij, duke përdorur një gjuhë të fortë dhe sarkastike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco