VIDEO/ Leskaj kritika për CEFTA-n: Mungesa e transparencës rrezikon biznesin

14:24, 16/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD, Bujar Leskaj ngriti shqetësime serioze mbi mungesën e transparencës në mekanizmat e CEFTA-s, duke theksuar se palët e treta dhe bizneset e prekura nuk kanë akses të plotë në dokumentacionin procedural dhe vendimmarrjen.

Sipas tij, kjo situatë krijon paqartësi dhe rrit perceptimin e rrezikut për investitorët, duke e bërë sistemin më pak të besueshëm dhe të krahasueshëm me standardet ndërkombëtare.

Në vijim të fjalës së tij, Leskaj ndaloi edhe tek rëndësia e aksesit në informacion për ekspertët, akademikët dhe shoqërinë civile, të cilët, sipas tij, mbeten të përjashtuar nga analiza dhe përmirësimi i sistemit.

Ai theksoi se pa transparencë dhe procese të hapura, mekanizmi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në CEFTA mbetet i pazhvilluar dhe i mbyllur ndaj zhvillimeve moderne.

Bujar Leskaj: Palët e treta, përfshirë dhe bizneset që mund të preken nga vendimet, nuk kanë akses të plotë në dokumentat procedurale, argumentet e paraqitura apo provat e shqyrtuara. Kjo krijon një endek informimi dhe kufizon mundësinë për të kuptuar ndikimin real të vendimeve. Ndryshe nga Organizata Botërore e Tregtisë, CEFTA nuk ka një sistem të konsoliduar dhe lehtësisht të aksesueshëm për publikimin e rasteve dhe vendimeve. Kjo e bën të vështirë ndërtimin e një jurisprudence të qëndrueshme dhe të parashikueshme. Transparenca është një element kyç për besimin e investitorëve dhe bizneseve. Mungesa e informacionit mbi mënyrën se si zgjidhen mosmarrëveshjet krijon pasiguri dhe perceptim rreziku për bizneset që operojnë në në rajon. Pa akses në informacion dhe procese, akademikët, ekspertët e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile e kanë të vështirë të analizojnë dhe të kontribuojnë në përmirësimin e sistemit. Kjo e mban mekanizmin e CEFTA-s për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mbyllur dhe më pak të zhvilluar si ai i OBT-së ose i organizatave të tjera ndërkombëtare të tregtisë. Këto ishin në mënyrë të përmbledhur disa nga ato risqet që që që unë shikoj, sfidat dhe problemet me të cilat ne do të përballemi në të në të ardhmen. Dhe ky ishte edhe qëllimi i asaj hyrjes për diskutimet tuaja të deputetëve të të mazhorancës. Po tani, këto dy minuta në fakt i i lashë në dispozicion Kasijes, të përcjellë një një lajm të hidhur dhe nga ana tjetër edhe një ëh një një vlerësim personal si deputet i Vlorës dhe si dashamirës i pikturës, për ndarjen nga jeta të piktorit të shquar shqiptar, piktorit të popullit Skënder Kamberi, në moshën 86 vjeçare. Skënder Kamberi në fakt ka një jetë të tërë, mbi 70 e ca vite, që i është përkushtuar artit dhe pikturës në në Shqipëri, dhe puna, përkushtimi, talenti i tij e ka shndërruar piktorin e popullit Skënder Kamberi jo thjesht në një simbol të pikturës vlonjate, jo thjesht në një simbol të të Vlorës, por unë mendoj, Skënder Kamberi e ka shënuar veten e tij në një nga penelat më të shquara të pikturës shqiptare në këto 70 vite mbas viteve 1960. Po ju përcjell, ndër punët më të spikatura të Skënder Kamberit janë Betimi i Vranakontit, punë e vitit 1968, e famshmja Buka e duarve tona, punë e vitit 1976, Në Belvedere na vjen sikur pashë Skënderbenë, në '77-ën, Djepi i Shqipes për Kosovën në 2001-shin, një pikturë tjetër monumentale për Kosovën, për protestat e kushtuar protestave të studentëve në 1981-shin, piktura për Nënë Terezën e të tjera. Së bashku me Nestor Jonuzin, ata janë themeluesit dhe korifenjtë e shkollës vlonjate të pikturës, e cila u shfaq në kulturën shqiptare në vitet '70. Kritika Suzana Varvarica Kuka, kritikja dhe studiuesja, e përkufizon kështu punën dhe veprën e Skënder Kamberit. Skënder Kamberi është një piktor me temperament shpërthyes dhe vizion novator, i cili përdor ngjyrat dhe vizatimin për të ndikuar direkt në shpirtin e suksesit. Ai krijon një stil të vetin, të thjeshtë, artistik dhe elitist, ku piktura nuk është vetëm pamje, por një përvojë njerëzore dhe filozofike, që shpreh ndjenja, karakter dhe univers shpirtëror. Nga ana e vet, piktori i madh që sot përcillet në banesën e fundit, e ka përkufizuar kështu veten e tij. Unë jam piktori i shkollës realiste ekspresive dhe kam arritur në përfundimin se realja nuk është vetëm ajo që sheh syri, por edhe ajo që dëgjon, mendon, prek dhe ndjen me të gjitha shqisat e gjinisë sime. Kjo thënie e Skënder Kamberit unë mendoj që është e vlefshme edhe për ne si politikanë. Faleminderit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco