‘Koha është tani, Shqipëria meriton më shumë’/ Kreu i PD Elbasan: Në 17 prill të gjithë në Tiranë

13:52, 16/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Elbasan, Alis Narazani, i ka bërë thirrje banorëve të qytetit dhe demokratëve për t'u bashkuar në protestën kombëtare qytetare që opozita shqiptare do të organizojë më 17 prill në Tiranë.

Në një mesazh drejtuar publikut, ai theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë ata që nuk pajtohen me situatën aktuale në vend. Sipas tij, protesta është një reagim kundër "varfërisë dhe skamjes që ka pllakosur çdo ditë e më shumë Shqipërinë".

Duke kujtuar se "Elbasani ka ditur gjithmonë të reagojë në kohë dhe të jetë në anën e duhur të historisë", kryetari i PD-së lokale u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë se janë të bashkuar dhe se kërkojnë një "ndryshim real".

Duke përmbyllur mesazhin e tij, kreu i PD Elbasan ftoi të gjithë në Tiranë më 17 prill, duke theksuar se "zëri ynë duhet të dëgjohet, prania jonë tregon forcë. Koha është tani."

Alis Narazani: Përshëndetje. Të nderuar banorë të Bashkisë Elbasan, të nderuar demokratë. Jam këtu sot para jush në cilësinë e kryetarit të degës së Partisë Demokratike Elbasan, për një thirrje të sinqertë. Në 17 prill në Tiranë do të zhvillohet protesta kombëtare qytetare e opozitës shqiptare. Ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë ata që nuk pajtohen me gjendjen aktuale, me varfërinë, me skamjen që ka pllakosur çdo ditë e më shumë Shqipërinë. Elbasani ka ditur gjithmonë të reagojë në kohë dhe të jetë në anën e duhur të historisë. Sot është koha të tregojmë që jemi të bashkuar, se kemi zë dhe se kërkojmë një ndryshim real. Partia Demokratike do të vërë në dispozicion të gjithë infrastrukturën e nevojshme për këdo që ka dëshirë të vijë në protestë. Kjo është një thirrje për çdo qytetar, për çdo familje, për çdo të ri që kërkon ndryshimin. Nuk është thjesht një protestë, por një mesazh i fortë që Shqipëria meriton më shumë. Prandaj të dashur miq, në 17 prill ju ftoj të gjithëve në Tiranë. Zëri ynë duhet të dëgjohet, prania jonë tregon forcë. Koha është tani. Ju faleminderit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco