Kapërceu rrethimin e SPAK/ Drane Gjoka rrëfen kalvarin e vuajtjeve në ‘Kafe Shqeto’: Bashkia po më merr pronën...

09:54, 16/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një banore e Laçit, Drane Gjoka, ka tentuar të mërkurën të hyjë me forcë në ambientet e SPAK, duke u përplasur me forcat e sigurisë që ruanin institucionin. Me një dosje voluminoze në duar, Gjoka trego në ‘Kafe Shqeto’ me Flavip Qarrin, të gjithë kalvarin e vuajtjeve që ka kaluar që nga viti ’90. Ajo thotë se veprimi i ditës së mërkurë ishte një akt proteste kundër një padrejtësie që, sipas saj, po i bëhet prej më shumë se 30 vitesh në lidhje me një çështje pronësie.

Në qendër të akuzave të saj qëndron Bashkia e Kurbinit dhe kryetarja aktuale, Majlinda Cara. Gjoka pretendon se është pronare e ligjshme e një ish-reparti ushtarak, të cilin e ka blerë që në vitin 1990 dhe për të cilin zotëron të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, përfshirë aktin e shitblerjes, mandat-pagesat dhe vendimet e gjykatës në favor të saj. Sipas saj, konflikti ka nisur vite më parë, por është përshkallëzuar gjatë mandatit të dytë të kryebashkiakes Cara.

 “Kam fituar 16 gjyqe, kam vendime të kasacionit në favorin tim, por ato nuk zbatohen. Shteti nuk më mbron, ndaj i jam drejtuar SPAK-ut”, u shpreh ajo. Drane Gjoka rrëfen se beteja e saj ligjore ka qenë e gjatë dhe e mundimshme ndërsa i është drejtuar SPAK-ut me shpresën se do të nisë një hetim për zyrtarët e Bashkisë Kurbin që ajo i akuzon për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronës së saj, duke kërkuar rikthimin e të drejtës që pretendon se i është cenuar prej dekadash.

Drane Gjoka: Sot pak më mirë se dje. Dje isha në luftë me SPAK-un. Me rojën e SPAK-ut , nuk pranonte zonja Majlinda Cara që të bëj denoncim unë, me gjithë ato njerëz që ka në SPAK dhe familjen e saj rresht deri në bashki, i ka motra, i ka vëllezër, i ka kushëri, i ka shokë, i ka të gjitha dhe bashkia e Kurbinit është bërë një grumbull i madh për rrethin e Kurbinit me të afërmit e kryetares së bashkisë, Majlinda Cara.

Konflikti mes meje dhe kryetares së bashkisë ka filluar, sidomos mandatin e dytë. Në mandatin e parë, u gëzova sepse kishte gjithmonë në bashkinë tonë vetëm burra, vetëm burra, dhe të drejtat e grave nuk u dukshin kurrkund në atë zonë, të zonës Kurbin. Edhe unë thashë shyqyr që u vu një grua, e re, mësuese, edukatore me një fjalë për nxënësit dhe thashë, u gëzova dhe shkova e urova. I thashë suksese në punë. Dhe më ka ardhur shumë mirë që erdhe ti grua dhe unë të qaj hallet me ty. “Ç'ke ti Drane? Po s’ke nevojë për halle ti se ti i heq hallet vetë” më thoshte mua kështu. Edhe unë e mora me të qeshur, me të qeshur. Kërkesa kisha bërë bashki mbas bashkie për pronat e mia. Se kam blerë një repart ushtarak.

Banoj në Laç. Kam divizionin afër, në kodër kam blerë kundërajrorin. Si mas ligjit që kishin dalë atëherë për privatizimet e reparteve ushtarake. Unë e bleva sepse ishin kandidatë ushtarë, oficerë, punonjës civil, krejt aty dhe një komshi, që kishte bërë gjithmonë dhunë aty ushtarëve, këtyre u merrte sheqer e kafe, çfarë kishin ushqime aty, ua vidhte ushtarëve dhe i kishin marrë inat këto, këto reparte ushtarake. Edhe nuk ia shitshin tokën atij repartin. Vetëm prej këtij inati. Kur erdhi momenti ma dhanë mua. Me letra. Edhe kaq. Bëmë akt-shitblerjen. Në vitin '90. Që '90-ën. Dhe unë isha në fabrikën e kuarcit. Bleva repartinUnë aty s'kam ndërtuar shtëpi, vetëm repartin e kam rinovuar. Vetëm për shtëpi? Vetëm për shtëpi.

Erdhi momenti që bëmë këto dhe morën, morën leje nga bashkia, që Drane Gjoka të blejë repartin ushtarak dhe është vërtetimi këtu, i kam të gjitha. Po nuk e diskutojmë. Ndërkohë për shumë vite, për 20 vite e gëzuat atë pronë. Deri në vitin, 1992 unë nuk i kisha paguar lekët. Se më lanë si u lirua ushtria dhe më lanë si roje derisa të bëja lekët unë. Unë tash hyra në llotari, me shoqet e mia në fabrikën e kuarcit dhe kalova me shoqet, më ra mua. I bëra lekët. Shkova i dorëzova lekët, nuk e pranonte reparti t'i merrte aty. I dorëzova, thanë shko në bankë të shtetit, më mësoi. Se unë isha e re atëherë, nuk i dija këto gjëra. Edhe atëherë unë shkova, i dorëzova lekët në bankë të shtetit me mandat arkëtimi me numër. Po, tani lindi problemi. Erdhi komshiu më futi bar në dhomë. Unë në punë, se ato dhomat ishin pa dyer e pa penxhere, vetëm ishte një dhomë që konsumonja unë, kurse këto të tjerat i kam rregulluar vetë, me taraca e me dyer e me penxhere me krejt. Edhe tashi, duhesh bërë gjyq. Duhesh bërë gjyq që të nxjerrësh komshiun nga kjo banesë se ky komshiu kishte, ju merrte ushqimet ushtarëve, tash edhe mua më futi te bar brenda që të marrë, ta marrë me dhunë. Unë kisha bërë pagesën në shtet. Dhe shteti nuk duhet ta linte atë asnjë sekondë, bashkia. Bashkia rrinte dhe arrita unë ta çoj në gjyq. E çova në gjyq. E fitova? Në këtë moment që unë fitova gjyqin në kasacion, kam bërë 16 gjyqe. Grua e vetme me një fëmijë për dore. Edhe në kasacion fitova gjyqin e fundit. Të tëra gjyqet kanë qenë në favor tim. Edhe me repartin ushtarak e fitova, se më hodhi reparti tashti që u bë një problem, ku di unë se si u bë në repart.

I fitova edhe me repartin, edhe me komshiun. Edhe atë hyrjen ia dhashë për tokën tashti, e problemi këtu. Për tokën. Për tokën e rrethuar. Me shtylla betoni të mëdhaja dhe tela me gjëma, ka qenë e rrethuar komplet shtatë dynym tokë. Shtatë dynym tokë me një hyrje, për mua ishte shumë... hapësirë e madhe. Jo nuk ishte hapësirë e madhe po ishte shumë shtrenjtë, isha duke dhënë shumë shtrenjtë. Atë hyrjen domethënë, ishin duke falë, për tokën se kjo ishte kodrinore dhe i kishte çmimin më të lirë ajo. Megjithatë unë e dhashë sepse unë kisha shtëpinë dhe kështu... Dhashë hyrjen, për llogari të repartit ushtarak. Bashkisë dhe bashkia ka firmosur vetë. Unë kam firmosur tre dokumenta gjithsej. Akt-marrëveshjen, akt-shitblerjen dhe mandatin e arkëtimit. Të tjerat i kanë bërë vetë bashkia dhe reparti ushtarak.

Për këtë pronë kam bërë dy pagesa, për të dyja pronat. Po shumë mirë ke bërë. Po këto e fusin në një llogari dhe më kanë marrë tokën. Bashkia ia ka shpërndarë komshinjve. Thotë ja kot thotë ai topografi. Ky topografi ec dhe shtyn njerëzit në vendin tim. E kështu ka bërë bashkia edhe tani. E në këtë kohë tani, lind problemi që unë zbatoj vendimet e gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco