Zjarri në pallatin në Tiranë, inxhinieri: Punësohen militantë politikë në institucione...

09:20, 16/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr masiv që përfshiu për 9 orë një pallat në Tiranë ka ngritur alarmin përtej dëmeve të dukshme në fasadë. Inxhinieri Romeo Nazarko, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri tv tha se nxehtësia e lartë e gjeneruar mund të ketë dëmtuar betonin dhe hekurin brenda strukturës.

Përballë premtimeve për rindërtim, eksperti bëri thirrje urgjente që inxhinierët konstruktorë të marrin masa konkrete.

Problemi, sipas Nazarkos, është më i thellë dhe ka rrënjë në mungesën e kontrollit profesional dhe të pavarur në sektorin e ndërtimit. Ai kritikoi ashpër punësimin e militantëve politikë dhe jo-profesionistëve në institucionet që duhet të mbikëqyrin ndërtimet, duke i lënë qytetarët të pambrojtur. Mungesa e një urdhri apo institucioni të pavarur për inxhinierët, ndryshe nga profesionet e tjera, shihet si një lëshim i qëllimshëm, duke pasur parasysh se rreth 60% e buxhetit të shtetit investohet në infrastrukturë dhe ndërtim. Kjo mungesë kontrolli, sipas tij, lejon punën e palirshme dhe pa mbikëqyrjen e duhur.

Flavio Qarri: Tani, e para njëherë dua ta bëj pak personale pyetjen. Ju keni folur në këto ditë edhe në këto orë shumë për sigurinë e ndërtimeve. Ju vetë në shtëpinë tuaj, si i keni marrë masat për sigurinë e ndërtimit ku banoni?

Romeo Nazarko: Ne inxhinierët përveçse nuk jemi dhe profesionistë të fushës dhe ato defekte ose problemet që lënë kompanitë e ndërtimit, përpiqemi dhe i rregullojmë vetë gjatë momentit që jetojmë në ato apartamente.

Flavio Qarri: A, keni ndërhyrë vetë në?

Romeo Nazarko: Po patjetër, nuk mund ta lëmë situatën në dorë të, të fatit sepse ky rast na tregoi që në qoftë se ai zjarr do të kishte qenë në mesnatë, kur të gjithë do ishim në gjumë, do mund të kishte dhe viktima. Për shkak të shpejtësisë së zjarrit dhe për shkak të masivitetit të zjarrit.

Flavio Qarri: Tani dje ka pasur disa zhvillime në fakt nga ky front. Një ishte që pronari i kompanisë, Edi Rama, tha që do e rindërtojë pallatin 100% dhe pse s'ka faj firma e ndërtimit.

Romoe Nazarko: Ekziston rreziku i dëmtimit të pallatit, sepse kemi të bëjmë me një zjarr të madh, i cili përveçse fasadës së pallatit, ai depërtoi dhe në brendësi të pallatit dhe u kthye si një furrë zjarr brenda pallatit, u kthye si një furrë e cila ndikon, zjarri ndikon shumë në, beton dhe në hekur. Po, në strukturën e betonit...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco