I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka ngritur shqetësime të forta mbi funksionimin e Kuvendit dhe raportin opozitë-qeveri.
Sipas tij, opozita zotëron vetëm një ‘kontroll teorik’ mbi ekzekutivin, ndërsa në praktikë ky kontroll po zbehet gjithnjë e më shumë. Korreshi kritikoi mungesën e ministrave në seanca, zëvendësimin e tyre me vartës pa përgjegjësi, si dhe mënyrën se si trajtohen nismat ligjore. Ai u ndal edhe te çështjet proceduriale në SPAK, debatet për rastin Belinda Balluku, si dhe deklaratat e Albana Koçiu, duke e përshkruar situatën aktuale si një degradim të parlamentarizmit në vend.
Saimir Korreshi: Çfarë ka opozita? Kontrollin teorik, sepse në praktikë po funksionon gjithmonë e më pak, mbi ekzekutivin, mbi të gjithë veprimtarinë e ekzekutivit. Tani edhe kur propozojnë ligje, ose kur duhet të vijnë ministra me radhë aty, sjellin o zëvendësministra, o ndonjë drejtor, pra rojet, ata që nuk dinë as për çfarë flasin. Ti e pyet për peshkun, ai thotë, po për çfarë ke ardhur ti, të them unë ligji i peshkut, duhet të shkosh te bujqësia. Domethënë, këta janë komplet kështu, vijnë edhe thotë, po, ma bëj një pyetje dhe unë do të ta sjell me shkrim. Edhe ta nis me postë, ai do, harrohet me postë thirrje.
Ideja është që drama më e madhe, këta duhet ta lexojnë për një gjë, ndërkohë që SPAK-u shkretë priti tre muaj për të lexuar kërkesën, sepse kishin këta anë proceduriale, pra donin që të njihesh avokati me letrat me të gjitha, në atë kohë nëse e mbani mend Ballukun, edhe prokurori i prokurorisë së posaçme thashë, nuk e lexoi dot kërkesën për çfarë ishin thërritur aty. Jo, Niku do ta lexonte. Shyqyr u bind në fund fare, kishte bërë ca amandamente.
Megjithatë edhe Niko donte të vinte gjurmën e tij të gishtit, duke sjellë ca amandamente të përgatitura kaq bukur patjetër nga stafi. Tani për mua parlamenti ka kohë që mbas mbrojtjes së Ballukut që i ka rënë, në gjykimin tim, po zbehet me pjesën e këtyre 84-ve, domethënë këtyre kur u bën komod, kanë 84, në të kundërtën pastaj, jo po s'e shiko se kështu është ky muhabet. Këta janë të gjithë hajdutë e këtyre mandateve në këtë parlament, me thënë të drejtën, nuk di se si të sillesh, nuk e di se si, domethënë nuk ngopesh, se këto ndonjëherë thua, domethënë kur dëgjon Albana Koçiu, zëvendës kryeministre, i thotë, më falni për shprehjen, i thotë, torobelle, që të thuash që nga pastërtia Elbasani po i ngjan Amsterdamit, domethënë unë nuk, ore të keqen, një hupë ta kesh, jo kështu nga këto të bejsbollit, po ta kesh me gunga. Po s'ka mundësi tani, se robi dreqi ta hajë, shikohet në pasqyrë në mëngjes, edhe thotë, ore po çfarë do flas, çfarë po them? Jam në take tuke? Ne s'jemi Republikë Parlamentare. Ne jemi Republikë Rrumpallhanë...
© SYRI.net