Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

VIDEO/ Berisha thirrje fermerëve: Të largojmë qeverinë, programi ynë do zbatohet pikë për pikë

19:26, 15/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha, u ka bërë thirrje fermerëve shqiptarë të angazhohen për ndryshimin e qeverisë dhe i ftoi për protestën e 17 prillit. Gjatë takimit me fermerët, Berisha deklaroi se largimi i qeverisë është, sipas tij, e vetmja rrugë për t’u rikthyer qytetarëve pasuritë, fondet publike dhe perspektiva ekonomike në vend.

Ai theksoi se Shqipëria ka potenciale të mëdha natyrore dhe njerëzore, duke vlerësuar punën e fermerëve dhe rolin e tyre në zhvillimin e ekonomisë. Sipas tij, këto potenciale nuk janë shfrytëzuar siç duhet nga qeveria aktuale.

Gjatë fjalës së tij, Berisha premtoi se programi i prezantuar nga opozita do të zbatohet ‘pikë për pikë’, duke garantuar se politikat e propozuara synojnë përmirësimin e kushteve për fermerët dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

 

Si përfundim, një kohë shumë e vështirë.

Një kohë shumë e vështirë, por një kohë që na thërret të gjithëve.

Një kohë që fton çdo fermer për të larguar këtë qeveri.

Ka vetëm një rrugë, largimi i saj në mënyrë për t’ua rikthyer Shqipërinë qytetarëve shqiptarë.

Për t’u rikthyer shqiptarëve pasuritë e këtij vendi, fondet publike, të ardhmen e tyre në këtë vend.

Nuk ka vend më të bekuar se Shqipëria në pasuri natyrore. Absolutisht.

Nuk ka njerëz më punëtorë se ju.

Dhe ai vjen dhe kujton se u mashtron, se kujton se nuk lexoni ju.

Ndaj dhe u ftoj ta vazhdojmë këtë betejë gjer në fitoren tonë.

U siguroj se programi i paraqitur para jush, do zbatohet pikë për pikë si në interesin tuaj, ashtu edhe një interesin e shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco