Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

Reagimi i BE për portet turistike, Bozdo: U faktua qëndrimi ynë, ligji bie ndesh me parimet e konkurrencës!

Reagimi i BE për portet turistike, Bozdo: U faktua qëndrimi ynë, ligji bie ndesh me parimet e konkurrencës!

15:52, 15/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, Eno Bozdo shkruan se, Bashkimi Evropian ndan të njëjtin qëndrim si dhe Partia Demokratike, në lidhje me ligjin e ri të miratuar nga PS për portet turistike.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bozdo shkruan se, ky ligj bie ndesh me parimet e konkurrencës dhe transparencës së Bashkimit Evropian!

Delegacioni BE, theksoi në reagimin e vet, se është në dijeni të miratimit të këtyre ndryshimeve dhe se ato do t’i nënshtrohen një vlerësimi të detajuar nga shërbimet përkatëse të BE-së, veçanërisht në aspektin e prokurimit publik dhe përputhshmërisë me legjislacionin europian. Sipas BE-së, kuadri ligjor i unionit kërkon procedura transparente dhe konkurruese për dhënien e koncesioneve, përfshirë edhe në sektorin e porteve turistike. “

Reagimi i deputetit të PD, Eno Bozdo:

BE sot faktoi qëndrimin e Partisë Demokratike:

Ligji i Porteve Turistike nuk është vetëm klientelist, ashtu siç është edhe Ligji për Investimet Strategjike, por mbi të gjitha bie ndesh me parimet e konkurrencës dhe transparencës së Bashkimit Evropian!

Jo më larg se e enjtja e kaluar, deputetët e PD e denoncuan në Kuvend këtë ligj si korruptiv dhe anti BE!

PS nuk deshte të dëgjonte asnjë nga argumentat tanë. Madje e mbrojti me forcë projektligjin! Kjo tregon sa larg është kjo mazhorancë nga vlerat e BE-së, dhe se retorika e saj mbi integrimin evropian është e gënjeshtërt!

Edi Rama e do BE-në për të mashtruar opinionin, por nuk i do aspak standardet e saj qeverisëse, antikorrupsion dhe pro ekonomisë konkurruese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco